Autopsia pritet të zbulojë diçka më shumë për shkaqet e vdekjes së 18-vjeçarit Daniel Reci, zemra e të cilit pushoi së rrahuri mëngjesin e së mërkurës së kaluar, teksa ishte në shtrat në shtëpinë e tij në Pistoia.
Ekzaminimi i autopsisë është urdhëruar nga organet e drejtësisë, pas hetimeve nga karabinierët – të cilët kanë ndërhyrë me tre patrulla për të kryer kontrollin e saktë dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia – në shtëpinë ku jetonte i riu me origjinë shqiptare.
Ishin familjarët që kanë zbuluar se i riu kishte humbur jetën në gjumë.
Ekzaminimi i autopsisë do të kryhet nga mjekët Susanna Gamba dhe Ëalter Calugi në dhomën e anatomisë së spitalit San Jacopo, ku ndodhet trupi i 18-vjeçarit që prej mëngjesit të së mërkurës.
Daniel Reci kishte mbërritur nga Shqipëria në Itali në maj 2022 kur ishte ende 17 vjeç dhe ishte pritur në San Domenico nga qendra sociale Intreçi, e cila merret me mikpritjen e të miturve të pashoqëruar.
Këtë vit në Itali kishte filluar të hidhte hapat e parë duke ndjekur disa kurse për të mësuar gjuhën italiane në selinë e shkollës dhe kishte ndjekur disa qendra të arteve marciale.
Ai ëndërronte të arrinte pavarësinë ekonomike duke gjetur një punë të qëndrueshme. Më pas atij iu bashkuan familjarët e tij, me të cilët shkoi të jetonte në të njëjtën shtëpi ku fatkeqësisht pushoi së jetuari të mërkurën.
Një tragjedi që ka pikëlluar komunitetin shqiptar të zonës, i cili sapo u përhap lajmi u mblodh rreth familjes Reci për të mbështetur prindërit, vëllezërit e motrat e të riut në këtë moment dhimbjeje të pafund.