Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaron Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Gjatë një interviste për Reuters, Presidenti serb ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipi menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët.
“Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e komunave serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e komunave serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiç.
Kryeministri Edi Rama njoftoi një ditë më parë se ka përgatitur një draft për Asociacionin e komunave serbe në Veri të Kosovës, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën.
Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur.