Koalicioni “Bashkë Fitojmë” vijon betejën në institucionet zgjedhore lidhur me rezultatet në disa nga bashkitë e vendit.
Pavarësisht rezultatit të 14 majit, koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha e Ilir Meta, duket se po shfrytëzon të gjitha hallkat e trajtimit të ankimeve në ato bashki ku rezultati është i ngushtë dhe ku ka të dhëna për manipulim zgjedhor.
Kështu “BF” i ka drejtuar Kolegjit Zgjedhor ankimimet për bashkitë e Rrogozhinës, Belshit dhe Kamzës.
Këto ankimime dërgohen në Kolegj pasi u rrëzuan në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Për Belshin dhe Rrogozhinën “BF” ka kërkuar pavlefshmëri të kutive të burgut, ndërsa për Kamzën dhe Elbasanin një inspektim të pajisjeve që u përdorën për votimin dhe numërimin elektronik.