Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në përfundim të mandatit të saj si diplomate, ka marrë “Çelësin e Tiranës”.
Ka qenë Kryebashkiaku Erion Veliaj që në shenjë vlerësimi ndaj diplomates i ka dhënë çelësin e qytetit, sikundër ndodh rëndon me shumë vizitorë të njohur.
“Tirana ka qenë si një shtëpi për 3 vitet e fundit dhe do jetë shumë e vështirë për t’u larguar nga shtëpia, por kam ndjesinë që do të mbetet familja ime dhe shpresoj që gjithmonë të rikthehem në shtëpi”, u shpreh Kim.
Diplomatja amerikane pritet të largohet nga Shqipëria, pasi është emëruar edhe pasardhësi i saj si ambassador, ndërkohë që ka shmangur komentet dhe deklaratat lidhur me zgjedhjet e 14 majit.
Pavarësisht denoncimeve dhe pretendimeve lidhur me manipulimin zgjedhor, Kim nuk ka preferuar që të bëjë asnjë koment mbi atë se çfarë ndodhi në 14 maj, ndërsa pak ditë para zgjedhjeve ajo u shpreh “të gjithëve duhet ti garantohet e drejta e votës. Kemi parë raportime ditët e fundit për shit blerje të votës, institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo subjekti politik”.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Kim do të merrej seriozisht nëse ajo do të vijonte të ishte ambasadore në Shqipëri, por deri më sot asnjë nga ato institucionet që duhet të parandalonin apo hetonin shitblerjen e votës, dhe që janë promovuar aq shumë nga diplomatja, nuk e kanë marrë shumë seriozisht këshillën e saj para zgjedhjeve.