Drafti për Asocacionin i Ramës, ja deputetët e Kosovës që janë pro e kundër – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drafti për Asocacionin i Ramës, ja deputetët e Kosovës që janë pro e kundër –

20:15 | 08/06/2023
në Uncategorized
0

Partitë në pushtet dhe opozitë në Kosovë kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova “nuk ka nevojë për shpëtimtar në formën e ofrimit të një draft-statuti”.

“Ne kemi nevojë për elaborim dhe pronësi të parimeve të cilat do të jenë në fokus me funksionimin e shtetit, me të drejtat e komuniteteve në Kosovë dhe natyrisht me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”, tha Kusari-Lila.

Ajo theksoi se nisma e Ramës ndoshta është me qëllim të mirë, “por mund të shkojë keq”, duke shtuar se këtë dokument ajo nuk e ka parë.

Më herët gjatë 8 qershorit, përmes një konference për media, Rama bëri të ditur se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asociacionit, për të cilin e kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë konferencës. Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se e ka parë draft-statutin e Ramës, por që dokumentin nuk e ka siguruar nga kryeministri shqiptar.

“Mendoj që iniciativa e Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë. Mendoj që është hap i duhur, i drejtë dhe i domosdoshëm që Shqipëria ka dalë me një propozim të tillë”, tha ai.

Hoxhaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, veçse e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia kanë arritur më herët gjatë këtij viti.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se Qeveria e Kosovës është institucioni kompetent për të bërë propozim për statutin e Asociacionit.

“Është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë qeveri e ndonjë vendi tjetër”, u shpreh Gashi.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkoi që nisma e Ramës të mos paragjykohet. Ai megjithatë tha se këtë draft-statut nuk e ka parë. “Qëndrimi ynë është shumë i thjesht. E para, në parim diçka që vjen prej presidentit shqiptar – ai ka pasur një deklarim për gjendjen në veri – diçka që vjen prej shtetit amë jodomosdo duhet të gjykohet keq. Në anën tjetër, detyrat e Qeverisë janë detyra të vendit të cilat pa asnjë dyshim duhet t’i ushtrojë Qeveria, e Qeveria jonë nuk po i ushtron. Ajo që del në pah prej kësaj situate është se ekziston një moskomunikim dhe raportet e komunikimit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në pikën e fundit”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por, me gjithë thirrjet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar atë, Kosova vazhdimisht ka refuzuar me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Po ashtu, më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, dhe më 18 mars në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Neni 7 i kësaj marrëveshjeje kërkon që palët të sigurojnë “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”. Ndërkaq, në nenin 10 palët janë zotuar se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, përfshirë atë për Asociacionin.

Qeveria e Kosovës ka thënë se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare. /REL

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Ja favori i madh që ka ... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

16:48 | 26/04/2026
Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

16:42 | 26/04/2026

16:38 | 26/04/2026
Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja 32-vjeçare –

16:30 | 26/04/2026
Plumba drejt Audi Q7 në Lezhë, ekzekutohen në makinë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja –

16:20 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –
  • Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

  • Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja 32-vjeçare –
  • Plumba drejt Audi Q7 në Lezhë, ekzekutohen në makinë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja –
  • Qëllon me kallashnikov në Fier dhe kanos një grua, detajet e para –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –
  • Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com