Rritet inflacioni, ushqimet shtrenjtohen me 10% në muajin maj – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet inflacioni, ushqimet shtrenjtohen me 10% në muajin maj –

18:34 | 08/06/2023
në Uncategorized
0

Inflacioni rritet papritur në maj, ushqimet shtrenjtohen me 10%, rënia e euros nuk ndihmon.

Pas gjashtë muajsh radhazi, kur shfaqi shenja ngadalësimi, rritja e çmimeve u përshpejtua sërish në muajin maj, përkundrejt pritshmërive të Bankës së Shqipërisë që treguesi të kishte një ulje graduale përgjatë këtij viti.

INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2023 është 4,7%, një vit më parë ky ndryshim ishte 6,7%.

Që nga tetori i vitit 2022, kur inflacioni arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998, treguesi ishte ulur në mënyrë konstante deri në prill, kur zbriti në 4.6%, për t’iu rikthyer sërish rritjes së lehtë në maj.

Nuk duket të ketë ndikuar as rënia e ndjeshme e euros e dollarit, që teorikisht duhet të ulte çmimet e produkteve të importuara, pasi importuesit me të njëjtën sasi lekësh mund të blejnë më shumë valutë e si rrjedhojë më shumë mallra.

Ndikimin kryesor në shtimin e presioneve inflacioniste e ka dhënë shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,58 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,41 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,22 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,82 pikë përqindje.

Banka e Shqipërisë deklaroi më herët se inflacioni ka pasur tendencë rënëse, i ndikuar nga rënia e përgjithshme e inflacionit në ambientin botëror, efekti i bazës së lartë krahasuese të një viti më parë dhe nga efektet e para të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.

Parashikimet e bankës sugjerojnë se inflacioni do të vijojë rënien graduale gjatë këtij viti dhe do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Megjithatë, rritja e pagave pritej që të ndikonte në shtimin e presioneve inflacioniste.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10,0%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0%, “Veshje dhe këpucë” me 4,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,2% secili, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,2%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënoi ulje me 12,3%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 14,3%, “mish” me 12,1%, “fruta” me 12,0%, “peshk” me 9,2%, “bukë dhe drithëra” me 4,5%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,1%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2023, çmimet e grupeve “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti” u ulën më 1,2% secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,2%, pasuar nga “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9%, “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%./Monitor

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Legjenda e Sevillas pranë nënshkrimit me klubin e Premier League –

Legjenda e Sevillas pranë nënshkrimit me klubin e Premier League -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dua podiumin me Shqipërinë –

Dua podiumin me Shqipërinë –

17:04 | 26/04/2026
Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

16:48 | 26/04/2026
Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

16:42 | 26/04/2026

16:38 | 26/04/2026
Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja 32-vjeçare –

16:30 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dua podiumin me Shqipërinë –
  • Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –
  • Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

  • Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja 32-vjeçare –
  • Plumba drejt Audi Q7 në Lezhë, ekzekutohen në makinë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dua podiumin me Shqipërinë –
  • Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com