Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia britanike, pasi është kapur duke punuar në një shtëpi bari.
Mediat vendase shkruajnë se në pranga ka rënë shtetasi, Artenis Shehu, i cili ka tentuar të arratiset në momentin që ka konstatuar forcat e policisë, raportojnë mediat britanike.
Gjatë kontrollit fizik në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 50 bime kanabisi me vlerë 250 mijë euro.
Gjatë seancës gjyqësore, Shehu ka mohuar akuzat. Më datë 5 korrik do të mbahet një tjetër seancë gjyqësorë për të riun shqiptar.
The post Punonte në ‘shtëpi bari’, arrestohet shqiptari në Angli (Emri) appeared first on 27.









