Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot në Kuvend ku tha se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dekonspiruar SPAK-un lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiaut Vangjush Dako.
Berisha tha se ka qenë ministri Manja i cili 4 ditë para arrestimit ka njoftuar Vangjush Dakon dhe ka nxjerrë sekretin e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
“Ke nxjerrë sekretin hetimor, ti e ke lajmëruar Vangjush Dakon 4 ditë përpara se të arrestohej, mos më ndërpre të lutem shumë. Ti je truproja e Edi Ramës, ja çfarë je ti, ke kryer një sërë krimesh elektorale, e kemi bërë gati dosjen edhe për ty”, ka akuzuar Berisha nga foltorja e Kuvendit.
Ndërkohë që nuk ka munguar as replika e Manjës, i cili u shpreh: Nuk e di pse je shqetësuar Sali, se të shoh shumë të shqetësuar, zgjedhjet e 14 Majit mbaruan, të pres në 2025, sa për drejtësinë mezi e prita këtë ditë, që të dy të shkojmë para drejtësisë. Por jam i bindur që ti do të shkosh para meje, unë për këtë ditë të drejtësisë kam pritur.