Ja si apeloi SPAK kërkesën për arrestimin e Vangjush Dakos – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si apeloi SPAK kërkesën për arrestimin e Vangjush Dakos –

17:57 | 06/06/2023
në Uncategorized
0

Kërkesa e depozituar në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të bashkisë Durrës, është bërë nga prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, i cili pas disa muaj hetime në një çështje penale, ka konstatuar parregullsi në procedurat e ndjekura gjatë ndërtimit të një pallati në qytetin e Durrësit.

Për këto parregullsi sipas SPAK, përgjegjës është ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Drejtoresha Juridike në bashkinë Durrës, Lira Kërtusha dhe 8 persona të tjerë të Urbanistikës,INUV, ALUIZNI, përfshirë këtu dhe një administrator kompanie private, që ka ndërtuar objektin pa lejë në qytetin e Durrësit.

Për këtë çështje dy muaj më parë Vangjush Dako u paraqit në SPAK, duke dhënë pretendimet e tij. Përmes burimeve në SPAK, “Ora News“ ka mësuar se një gjyqtar ka vendosur mospranimin e kërkesës së prokurorisë, për arrestimin e Vangjush Dakos dhe caktimin e masës së sigurisë personale për personat e tjerë.

Pas këtij vendimi, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, këtë javë e ka apeluar Vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Vangjush Dakon dhe disa persona të tjerë.

Ndërsa masa më të buta si “arrest në shtëpi” janë kërkuar për disa nga femrat e proceduara në këtë procedim penal që po hetohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit pa leje” për qëllime përfitimi.

Dako rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati, objekt i cili më pas u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Dako është figura kryesore e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit dhe figura më e përfolur lidhur me kontaktet e tij në botën e krimit në këtë zonë.

Vangjush Dako, ka qenë pjesë e verifikimeve në një dosje të SPAK që flet për organizim dhe blerje votash për llogari të PS, në qarkun e Durrësit.

Dako në këtë dosje me nr.339 del në përgjime teksa flet me anëtarë të grupit Avdyli në Shijak për blerjen e votave.

Edhe pas shpalljes familjarisht “Non grata” nga autoritetet amerikane “për korrupsion madhor”, Prokuroria për Krime të Rënda e ka marrë sërish në pyetje, por vetëm pak muaj më vonë ky institucion u shkri pas krijimit të SPAK dhe çështja kundër tij, i kaloi Prokurorisë së Posaçme.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

500 vjet shtet, familja mbretërore e vendit nordik pjesëmarrëse në ceremoninë speciale -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident fatal në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën një këmbësor 45-vjeçar –

19:07 | 22/12/2025
Ndëshkimi/ Disiplina merr vendimin për dhunën në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës –

19:05 | 22/12/2025
Ervin Salianji me aktivistë demokratë të lëvizjes së tij i bashkohet protestës së Berishës –

18:49 | 22/12/2025
Pjesëmarrje e ulët para Kryeministrisë/ U thirr protesta ‘kombëtare’, vijnë vetëm tifozët e Foltores –

18:41 | 22/12/2025
“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, Berisha dhe mbështetësit e tij dalin nga selia –

18:29 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident fatal në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën një këmbësor 45-vjeçar –
  • Ndëshkimi/ Disiplina merr vendimin për dhunën në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës –
  • Ervin Salianji me aktivistë demokratë të lëvizjes së tij i bashkohet protestës së Berishës –
  • Pjesëmarrje e ulët para Kryeministrisë/ U thirr protesta ‘kombëtare’, vijnë vetëm tifozët e Foltores –
  • “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, Berisha dhe mbështetësit e tij dalin nga selia –
  • Protesta para kryeministrisë, qytetari nga Lezha me mesazh simbolik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident fatal në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën një këmbësor 45-vjeçar –
  • Ndëshkimi/ Disiplina merr vendimin për dhunën në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com