Beogradin zyrtar, Ramën dhe opozitën e Prishtinës i bashkon urrejtja ndaj Kurtit! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beogradin zyrtar, Ramën dhe opozitën e Prishtinës i bashkon urrejtja ndaj Kurtit! –

18:58 | 04/06/2023
në Uncategorized
0

Nga Kim Mehmeti

Janë çuar në këmbë shumë institucione ndërkombëtare dhe i kërkojnë qeverisë së Kosovës të jetë sa më e kujdesshme ndaj serbëve të Veriut, thuajse ne shqiptarët e jo serbët, i filluan gjitha luftërat në këto hapësira dhe e mbuluam tokën e Ballkanit me varreza masive.

Mes atyre që i kërkojnë Kosovës maturi dhe bashkëpunim me Serbinë bëjnë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë dhe shumë opozitarë shqiptarë të cilët, siç duket, me Beogradin zyrtar i bashkon urrejtja ndaj Kurtit dhe frika ndaj frymës së tij antihajdute që e solli në këto hapësira, urrejtje që vëllazëroi mes vete edhe Piktorin me Vuçiqin.

Ndërkohë Serbia është duke bërë atë që dinë ta bëjë, atë që e ka trashëguar nga koha e Millosheviqit e që e detyron faktorin ndërkombëtarë të jetë më i kujdesshëm ndaj keqbërësit se sa ndaj viktimës: të blejë kohë e ta lodhë Kosovën me Veriun e saj. Ashtu siç e kontrollon dhe e lodh Bosnjën nëpërmjet Republika Serpskës, Malin e Zi nëpërmjet Kishës Serbe dhe Maqedoninë me strukturat serbe nëpër institucionet e saja.

Edhe partitë opozitare shqiptare në Kosovë vazhdojnë të bëjnë çmos që qeveria e VV të dështojë, me çka edhe do mbuloheshin lëshimet që ata ua bënin kriminelëve serbë të Veriut si dhe Beogradit zyrtar që i shantazhonte ata me stabilitetin e Kosovës dhe me mbetjen e tyre në pushtet, e me çka ua pamundësonte t’ua shtronin ndërkombëtarëve pyetjen më elementare: e çka i duhet Kosovës stabiliteti që kryeqytet të vetin do ketë Beogradin, e jo Prishtinën?

Pra çka i duhet Kosovës stabilitet që do varet nga dëshira e Beogradit, nga kjo Serbi besnike e interesave ruse dhe iraniane, nga kjo Serbi që ka shti në duar dhe e kontrollon stabilitetin e katër shteteve të këtyre hapësirave.

Ndërkohë, ne shqiptarët, të mbetur ‘pa mëmëdhe’, apo me një Shqipëri në duart e Piktorit, i cili i është përbetuar Vuçiqit për besnikëri edhe përtej shkatërrimit të shqiptarisë, jemi pa ‘zëdhënësin’ që do duhej ta pyeste botën: si u bë që nga ne shqiptarët të kërkohet ta ruajmë stabilitetin e Maqedonisë, ku jemi tridhjetë për qind, të Malit të Zi, të Serbisë…, e serbëve të Kosovës, që janë një autobusë njerëzish, t’u lejohet që njëherë në muaj, të tregojnë hapur se nuk duan të jetojnë në shtet ku shumicë janë shqiptarët.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur njëherë e përgjithmonë, Kosova duhet të merr përgjigjen e ndërkombëtarëve se cili është çmimi që ajo duhet ta paguaj që ta dëshmojë mirënjohjen e saj ndaj atyre që e shpëtuan nga regjimi i Millosheviqit? Por duke treguar qartë se nuk është e gatshme që në emër të kësaj mirënjohje të shkelë mbi ‘kufomën’ e vet.

Siç ka ardhur koha kur ne shqiptarët duhet të dëshmojmë se Kosova do na takojë vetëm aq sa do e meritojmë atë, vetëm aq sa do jemi të gatshëm ta mbrojmë çdo cep të saj.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ja pse Berisha, Rama e Meta janë të shqetësuar nga rikthimi im –

Ja pse Berisha, Rama e Meta janë të shqetësuar nga rikthimi im -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –

08:18 | 30/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 30 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:04 | 30/04/2026
E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar –

08:02 | 30/04/2026
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë –

07:58 | 30/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Prill 2026 –

07:34 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • 41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –
  • Këmbimi valutor 30 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar –
  • Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 30 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –
  • Këmbimi valutor 30 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com