Si të pastroni dyshemenë e shtëpisë suaj në mënyrë efikase – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si të pastroni dyshemenë e shtëpisë suaj në mënyrë efikase –

16:31 | 03/06/2023
në Uncategorized
0

Edhe me masat më të mira që mund të merrni, papastërtia padyshim do të gjejë rrugën e saj në shtëpinë tuaj.  Dhe sapo kjo të ndodhë, ajo çfarë duhet të bëni është padyshim një pastrim i mirë.

Edhe pse pastrimi është një cikël i pafund, përpara se të filloni, zhvilloni një plan për të maksimizuar përpjekjet tuaja.

Për t’ju ndihmuar ta bëni këtë, AgroËeb.org ndan me ju disa nga këshillat më të mira tek të cilat mund të mbështeteni.

Si të pastroni sa më mirë dyshemenë

Hapi i parë

Fillimisht pastroni dyshemenë me fshesë me korrent për të hequr çdo papastërti në çdo cep të mundshëm të dhomës. Kjo mënyrë e bën detyrën e pastrimit më të thjeshtë dhe ju shkurton kohë.

Sigurohuni që të thani çdo zonë të lagur përpara se të fshini me fshesë korrent, përndryshe, ju do ta ndosni dyshemenë edhe më tej duke përhapur papastërtitë.

Hapi i dytë

Mbushni një kovë me ujë të ngrohtë dhe hidhni aty një sasi të vogël detergjenti për pastrim.

Tregohuni të kujdesshëm sepse përdorimi i tepërt i detergjentit mund të lërë pas shenja, që do të ta bëjë dyshemenë të mos shkëlqejë siç duhet.

Hapi i tretë

Filloni në këndin më të largët nga hyrja dhe vazhdoni drejt derës. Mbajeni kovën në një pjesë të palarë të dyshemesë. Zhyteni shtupën në kovë dhe shtrydheni mirë.

Asnjë dysheme nuk përfiton nga sasia e bollshme të ujit, e cila mund të depërtojnë midis çarjeve dhe poshtë dërrasave të parketit, duke shkaktuar dëme serioze.

Një shtupë që është shumë e lagur, thjesht do të lërë papastërtitë përreth, në vend që t’i largojë ato nga dyshemeja dhe uji do të lërë gjurmë ndërsa thahet.

Nëse zonat e pastruara thahen pothuajse menjëherë, kjo tregon se e keni larë në mënyrën e duhur.

Hapi i katërt

Filloni të pastroni me lëvizje majtas-djathtas. Bëni dy kalime mbi secilën zonë që pastroni, një herë për për të përhapur solucionin dhe më pas për ta hequr atë.

Nëse nuk pastroni për herë të dytë, detergjenti mund të mbetet në dysheme duke e lënë atë të papastruar mirë.

Hapi i pestë

Pas disa kalimeve, pastrojeni mirë leckën në kovë, shtrydheni dhe vazhdoni sërisht.

Sapo kova me ujë të bëhet e turbullt, ndërrojeni ujin. Mos e hidhni kurrë ujin e ndotur në lavaman por në tualet, sepse mund të përhapë mikrobet dhe të bllokojë lavamanin tuaj.

Kur të keni mbaruar, lani përsëri me ujë të pastër për të hequr çdo mbetje të detergjentit të pastrimit.

Çfarë duhet të mbani mend!

Pastrimi i mirë i dyshemesë fillon me zgjedhjen e leckës më të mirë të mundshme, e cila mund të trajtojë pothuajse çdo sipërfaqe. Ato më mikrofibër janë më të mirat pasi largojnë me lehtësi papastërtitë e forta.

Zonat që përdoren më së shumti si kuzhinat, banjat, korridoret dhe hyrjet, kërkojnë pastrim javor.

Ndërsa dhomat e përdorura rrallë,  mund të pastrohen çdo javë, ose edhe një herë në muaj.

Mbajtja shtupës sa më pastër është mjaft e rëndësishme pasi edhe ai pak dhe i mbetur mund të shkaktojë një erë të thartë ose të krijojë baktere.

Për këtë shpëlajeni tërësisht në një kovë me ujë të pastër dhe të nxehtë menjëherë pas pastrimit. Vareni leckën në një zonë të ajrosur mire dhe lëreni të thahet. Mos e vendosni shtupën në dysheme ose në dollapë kur janë ende të lagura.

Sa më shpejt të thahet një leckë, aq më pak ka gjasa që të vijë erë të keqe./Agroweb.org

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Pas ajrit, edhe uji është në gjendje të rëndë në Tiranë –

'Humnera e zgjedhjeve të vjedhura që s'mbushet dot me arrestime qesharake' -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri –

18:48 | 26/12/2025
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 | 26/12/2025
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

18:16 | 26/12/2025
Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra –

18:00 | 26/12/2025
Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –

17:46 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri –
  • “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
  • Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –
  • Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra –
  • Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –
  • Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri –
  • “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com