Është identifikuar nga uniformat blu i riu që është mbytur në rrjedhën e lumit Mat ditën e sotme.
Sipas Syri TV bëhet me dije se viktima është 22 vjeçari, Valentin Nikolli lindur në Rubik dhe banues në Fushë-Milot.
22-vjecari ka qenë së bashku me dy persona të tjerë. Sipas dëshmisë së njërit prej tyre, Nikolli ka hequr rrobat për t’u larë dhe më pas rrjedha e lumit e ka marrë me vete.
Polica dhe ekipi i polumbarëve po punojnë për të gjetur trupin e të riut në rrjedhën e lumit Mat.
The post U mbyt në lumin Mat, identifikohet i riu (Emri) appeared first on 27.










