Serbia do një copë Kosovë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia do një copë Kosovë –

17:57 | 31/05/2023
në Uncategorized
0

Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me situatën në veriun e Kosovës.

Sipas tij pas konfliktit që po ndodh në Mitrovicën e veriut qëndron një betejë më e madhe mes palëve dhe se situata është shumë komplekse dhe e tillë që mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit.

Ai shtoi se do ishte e vështirë të justifikoheshin kryetarët e komunave nga ana e qeverisë së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç “luan me dy porta” dhe ka interesa më të mëdha se komunat me shumicë serbe.

Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë në këtë situatë, Lubonja u shpreh se kryeministri Rama i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Perëndimi, por gjithashtu “duket më aleat me Vuçiçin se me Kurtin”.

“Mundet që të akuzosh Kurtin duke u nisur nga ideja se në një vend ku kanë votuar vetëm 3-4% e njerëzve është e vështirë të justifikosh kryetarët e zgjedhur. Kurti mund të propozonte sërish zgjedhje. Mbrapa këtij sherri të vogël ka një luftë më të madhe. Serbët nuk duan të njohin Kosovën, kërkojnë asociacionin, etj. Këtu dalim në nivelin e tretë që është si e duan ndërkombëtarët këtë punë. Ata duan stabilitet dhe nuk duan të hapet një front i ri lufte. Vuçiç luan me dy porta, ndërsa Kurti mendon se do ketë mbështetjen e Perëndimit duke parë se Vuçiç njihet si mik i Rusisë. Situata është shumë komplekse dhe zgjidhja më e mirë do ishte një marrëveshje që të ketë zgjedhje dhe serbët të marrin drejtimin e komunave. Nuk ka kuptim që të mbahen me polici.

Kurti mund të ketë menduar se serbët nuk do reagojnë ose se partnerët do e mbështesin. Në këtë rast gjykoj se më tepër se kundërshtimi i Amerikës duhet ta shtynte Kurtin një dimension demokratik ku nuk mund të njihej zgjedhjet kur votojnë 3% e popullatës. Kurti duhet të njohë pak më mirë historinë se sa ka vërtet këllqe të kundërshtojë Amerikën që ka çliruar Kosovën. Amerika këtë nuk e bëri për Kurtin, por për interesa gjeopolitike.

Amerikanët kanë interesat e tyre, nuk është si prindi i madh që kujdeset për ne gjithmonë. Një telefonatë mes Vuçiç dhe Kurtit do mjaftonte për të ndaluar këtë situatë, por problemi është se kjo çështje është më e thellë. Vuçiç nuk ka hallin e kryetarëve të komunave, por se si do shkojë çështja e Kosovës. Ai do një copë të Kosovës, ndërsa ka edhe faktorët ndërkombëtarë që nuk e duan. Me ndërhyrjen me polici Kurti e ka ndihmuar Vuçiç duke thënë se nuk duan asociacionet. Kurti kërkon ta shtyjë këtë dhe konflikti bëhet për këtë kontekst.

Rama në këtë rast i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Amerika dhe Evropa. Kësaj i duhet shtuar dhe një lloj alergjie që i krijon Kurti si personazh politik, jo vetëm në raport me ndërkombëtarët, por edhe me zhvillimet në kosovë e Shqipëri. Me të Rama nuk ndihet aq rehat sa me Thaçin. Shqipëria duhet të ishte më afër Kosovës dhe të vendoste theksin te problemet që kanë krijuar serbët. Duhet t’i mbrojë disa çështje, si ajo e asociacionit. Duhet t’i vërë në dukje problematikat e saj. Rama duket më aleat më Vuçiçin se me Kurtin”, u shpreh Lubonja.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tanke, mjete të blinduara dhe ushtarë/ Ja si janë rreshtuar forcat serbe në kufi me Kosovën –

Tanke, mjete të blinduara dhe ushtarë/ Ja si janë rreshtuar forcat serbe në kufi me Kosovën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –

12:18 | 26/12/2025
Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

12:04 | 26/12/2025
Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

11:56 | 26/12/2025
Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

11:42 | 26/12/2025
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –

11:38 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –
  • Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –
  • Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –
  • Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –
  • SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –
  • Dokumenti/ Avioni ‘dhuratë’ i Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë dollarë për shqiptarët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –
  • Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com