Nga se rriten pagat? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga se rriten pagat? –

22:37 | 30/05/2023
në Uncategorized
0

Ndërsa ekonomia kombëtare ecën si breshkë nën peshën mbytëse të monopoleve dhe të pabarazisë së shkaktuar nga korrupsioni masiv, rritja e pagave ka shumë gjasa të mbetet një ëndërr për pjesën dërrmuese të popullsisë.

Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka vendosur të përdorë fondin e vet të emergjencës, rreth 110 milionë euro, për të paguar një rritje të pjesshme të pagave në sektorin publik. Deputetët dhe ministrat do të marrin një dyfishim të pagës, ndërsa segmente të tjera të administratës do të marrin rritje “të vogël” prej rreth 7%.

Buxheti i shtetit pritet të shpenzojë pa rritjen e pagave këtë vit për paga dhe sigurime shoqërore 97 miliardë lekë, ndërsa fondi rezervë i qeverisë që po përdoret për rritjen e pagave është i barabartë me 12% të të gjithë fondit të pagave.

Me një fjalë, nëse qeveria rrit pagat në mënyrë të barabartë për të 180 mijë të punësuarit në sektorin publik, atëhere paratë dalin për një rritje prej 12%. Paga mesatare bruto në sektorin publik është 74 mijë lekë ndërsa me rritjen 12% shkon në 83 mijë lekë.

Megjithatë, qeveria ka premtuar rritje pagash në masën 900 euro “deri në fund të vitit 2024”. Nuk dihet se me çfarë kursi e llogarit Rama këtë, por nëse e llogarisim me kursin aktual, 110 lekë për euro, kjo do të thotë, 100 mijë lekë pagë bruto. Në krahasim me nivelin aktual prej 74 mijë lekësh, kjo nënkupton një rritje në masën 35%. Kjo do të thotë se pretendimi i kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore për “thuajse dyfishim” të pagës gjatë vitit 2024 https://gijotina.com/nga-se-rriten-pagat/ është i pambështetur në shifra, ose, është i pambështetur me aritmetikën e zakonshme të rritjes në përqindje.

Arritja e nivelit 900 euro për sektorin publik, nuk kërkon dyfishim nga niveli aktual, por rritje në masën 35%. Dhe rritja në masën 35% nga niveli aktual do të thotë se qeveria do të shpenzojë nga viti 2025, 35% më shumë se sa 97 miliardë lekët e planifikuara për t’u shpenzuar këtë vit ose, rreth 34 miliardë lekë. Kjo nuk ngjan, jo vetëm një “dyfishim”, por as ndonjë shifër për t’u shqetësuar.

Të ardhurat totale të buxhetit të shtetit në vitin 2022 ishin 573 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat buxhetore janë rritur me mesatarisht 4.7% përgjatë dekadës së fundit. Kjo do të thotë se një rritje brenda të zakonshmes, pa rritur taksa dhe pa marrë parasysh inflacionin anomalisht të lartë që pritet të vijojë edhe për këtë vit, të ardhurat e qeverisë rriten me 28 miliardë lekë në vit, ndërsa qeveria ka në plan që përgjatë dy viteve të ardhshme, të rrisë shpenzimet për paga me 34 miliardë lekë në vit, thuajse sa rritja e të ardhurave buxhetore të paguara nga taksapaguesit. Vetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj thotë se e ashtuquajtura “reformë e pagave” do të kushtojë 39 miliardë lekë në vitin 2025. Link. Sipas ministres, mësuesit (të cilët janë grupi më i madh i të punësuarve në sektorin publik), kanë marrë rritje page 7%. Mjekët, (të cilët janë shumë më pak se sa mësuesit), kanë marrë rritje page 22% dhe infermierët, 26%.

Kini parasysh se sektori buxhetor i qeverisë qendrore në Shqipëri ka 86 mijë të punësuar, nga të cilët, nën Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit janë 31 mijë vetë ose 36% e totalit. Kjo do të thotë që pjesa më e madhe e të punësuarve merr një rritje 7% të pagës ose 2 mijë lek në muaj.

Kjo na shpie te një pyetje më e rëndësishme se sa aritmetika fluide e fushatave elektorale. Nga se rriten pagat? Dhe për më shumë, nga se rriten pagat në sektorin privat?

Gjatë vitit 2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.8%, sipas vlerësimit paraprak të INSTAT. Kjo shifër nënkupton rritjen fizike. Me një fjalë, nëse një fshatar ka prodhuar 100 domate në vitin 2021, në vitin 2022 ka prodhuar 104.8 domate. Por në të njëjtin vit, inflacioni mesatar në ekonominë shqiptare ishte 6.7%. Kjo do të thotë që përveç prodhimit të 4.8 domateve më shumë, të gjitha domatet janë shitur me çmim mesatar 6.7% më të lartë se sa ishin shitur më 2021. Mbledhja e këtyre dy shifrave na krijon një ide të përafërt, por jo të saktë. (Statistikat e sakta llogariten jo me inflacion, por me deflator, gjë që nuk është e mundur të dihet për publikun e gjerë sepse INSTAT prej vitesh nuk publikon më të dhëna të detajuara mbi PBB-në).

Në mënyrë të përafërt themi se ekonomia në vlerë nominale është rritur me 11.5%. Kjo do të thotë se ndërmarrjet që kanë shitur mallra kanë kaq para në dispozicion më shumë se sa vitin e kaluar, mesatarisht. Por jo të gjitha këto para mund të përdoren për rritje pagash. Sepse fakti është që rritja reale prej 4.8% është shkaktuar nga dy faktorë: 1. Rritja e punësimit, 2. Rritja e eficiencës. Do të thotë se një pjesë e rritjes ekonomike është shkaktuar nga shtimi i numrit të punëtorëve, të cilët kërkojnë paga nga prodhimi që kanë realizuar vetë, ndërsa punëtorët ekzistues mund të shpresojnë të marrin rritje rroge vetëm nga rritja e eficiencës.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në sektorin privat në Shqipëri, punësimi u rrit në vitin 2022 me gati 13 mijë vetë. Mesatarisht gjatë vitit kishte 533 mijë të punësuar, nga 520 mijë që ishin në vitin 2021. Në përqindje, punësimi u rrit me 2.5%. Kjo do të thotë që nga rritja reale prej 4.8%, 2.5% u shkaktua nga shtimi i numrit të punëtorëve, ndërsa pjesa tjetër prej 2.3% duhet të jetë shkaktuar nga përmirësimi i eficiencës në punë. Të dy, punëtorët e rinj dhe të vjetër, normalisht që marrin, jo rritje page, por atë që merrnin më parë me çmime më të larta, si pasojë e inflacionimit të ekonomisë. Dhe kur inflacioni është i lartë siç është aktualisht, rritja e pagave për mësuesit me 7%, siç ka vendosur qeveria “Rama”, do të thotë që mësuesit po marrin po aq sa merrnin vitin e kaluar, me çmime nominalisht 7% më të larta.

Sa i përket premtimit të kryeministrit për “dyfishim” të pagave, kjo dukshëm është gjuhë fushate.

E vetmja mënyrë që pagat të rriten më shpejt, është që rritja e ekonomisë të jetë më e madhe nga sa është dhe, më e rëndësishmja, të jetë e qëndrueshme.

Formula normale nënkupton rritje reale të ekonomisë në masën 4.5% dhe inflacion në masën 3% për një rritje nominale prej 7.5%. Vini re se te rritja reale 4.5%, shtimi i të punësuarve do të duhet të vijojë të kontribuojë me gjysmën, ndërsa gjysma tjetër do të jetë rritje eficience, e cila sjell rritje pagash.

Rritja 4.5% konsiderohet rritja potenciale e Shqipërisë, e vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjatë dekadës së fundit, rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë mesatarisht rreth 2.5%. Në këtë mesatare përfshihet rënia gjatë pandemisë së vitit 2020 dhe rimëkëmbja e konsiderueshme e viteve 2021 dhe 2022.

Me pak fjalë, pyetja është se pse, përgjatë periudhës së qeverisjes aktuale, ekonomia shqiptare është rritur me 2% më pak se sa potenciali? Kini parasysh gjithashtu se një ekonomi që rritet me mesatarisht 2.5% në vit për një dekadë, në fund të dekadës do të jetë 28% më e lartë se sa ishte në fillim. Ndërsa nëse rritet me mesatarisht 4.5% në vit, atëherë në fund të dekadës do të jetë 55% më e madhe nga sa ishte në fillim.

Keqqeverisja, investimet e gabuara në koncesione apo projekte që nuk sjellin rritje ekonomike janë shkaktarët kryesorë të rritjes së ngadaltë dhe të mosrritjes sipas potencialit të vlerësuar. Dhe për sa kohë kjo vazhdon, “dyfishimi i pagave” do të jetë deklaratë paraelektorale dhe jo realitet.

Në ekonomiksin e zhvillimit shpjegohet se, sipas disa vlerësimeve, ekonomia e vendeve perëndimore përgjatë një shekulli e gjysmë është rritur me mesatarisht 1.7%, ndërsa ajo e Afrikës është rritur me mesatarisht 0.7%. Diferenca në dukje e vogël prej 1% në vit, përgjatë një shekulli e gjysmë, bën që Evropa sot të jetë e pasur dhe Afrika, e varfër./BIRN/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Real Madrid/ Tratativa për Kane do të zbehte mundësinë e blerjes së super yllit të Premier League –

Real Madrid/ Tratativa për Kane do të zbehte mundësinë e blerjes së super yllit të Premier League -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Radhë kilometrike automjetesh në Bradashesh në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan –

19:39 | 24/12/2025
Vllaznia mund mes vuajtjesh Flamurtarin pas 6 ndeshjesh rresht pa fitore –

19:33 | 24/12/2025
Elbasani dhe Tirana ndahen me barazim, mbyllet loja që u braktis nga bardheblutë –

19:13 | 24/12/2025
Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

18:45 | 24/12/2025
Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

18:27 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Radhë kilometrike automjetesh në Bradashesh në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan –
  • Vllaznia mund mes vuajtjesh Flamurtarin pas 6 ndeshjesh rresht pa fitore –
  • Elbasani dhe Tirana ndahen me barazim, mbyllet loja që u braktis nga bardheblutë –
  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –
  • Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Radhë kilometrike automjetesh në Bradashesh në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan –
  • Vllaznia mund mes vuajtjesh Flamurtarin pas 6 ndeshjesh rresht pa fitore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com