DeSantis, fushate agresive në tre shtete – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DeSantis, fushate agresive në tre shtete –

19:23 | 30/05/2023
në Uncategorized
0

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis nis këtë javë një fushatë agresive elektorale në 12 qytete të tre shteteve amerikane. Duke filluar nga sot, ai do të ndalet dy ditë në Ajoa, e më pas në Nju Hempshër e në Karolinën e Jugut. Këto janë shtetet e para ku nisin garat e hershme brenda Partisë Republikane për të zgjedhur kandidatin zyrtar për president. Sondazhet e rendisin zotin DeSantis si rivalin më të fortë të ish-Presidentit Donald Trump.

Ron DeSantis po nis fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një udhëtim në disa pika të nxehta për kampin republikan. Ai po kërkon të hedhë pas krahëve fillimin e vështirë, që shoqëroi njoftimin për kandidimin e tij për president në Twitter, mbushur me probleme teknike. Ndalesat në Ajoua, Nju Hempshër dhe në Karolinën e Jugut, shënojnë raundin e parë të aktiviteve publike, që nga shpallja e kandidaturës për Shtëpinë e Bardhë.

“Ron DeSantis ka paratë, emrin, dhe sondazhet e hershme tregojnë se ai mund të shkojë shumë larg në garën presidenciale brenda republikanëve. Ky është realisht vetëm fillimi i fushatës presidenciale të Ron DeSantisit, ku votuesit do të njihen personalisht me të“, shpjegon shefi i politikës i agjencisë “Associated Press”, Steve Peoples.

Ndërsa kampi republikan po rritet çdo javë me kandidatë të rinj, zoti DeSantis po kërkon të paraqitet si kundërshtari i vetëm i fortë i ish-Presidentit Donald Trump, dhe i vetmi pretendent, përveç zotit Trump, që gëzon mbështje dyshifrorë në mesin e republikanëve.

“Ekipi i Ron DeSantis për vite me radhë ka punuar shumë për ta mbrojtur ata nga sulmet mediatike. Ka patur shumë pak momente që paraqitjet e tij kanë qenë të pakontrolluara. Po tashmë ai po shkon në Ajoa dhe Nju Hampshër, ku votuesit presin të ulen dhe të bisedojnë me të ballë për ballë, duke i drejtuar të njëjtat pyetje disa herë. Tashmë ai nuk do të jetë në gjendje të fshihet“, shton zoti Peoples.

Megjithë një fillim të vështirë, për shkak të problemeve teknike që shoqëruan njoftimin zyrtar të tij se po bëhej pjesë e garës presidenciale, zyrtarët e fushatës së zotit DeSantis thonë se fillimi ishte i suksesshëm. Sipas tyre ai mblodhi mbi 8 milionë dollarë në 24 orët e para, pas njoftimit.

“Në fund të ditës, ai është një guvernator që nuk ka patur realisht kurrë një post federal. Ai sapo është zgjedhur për një mandat të dytë. Tashmë po fillon një garë presidenciale, duke qenë në avantazh krahasuar me çdo kandidat tjetër, përveç ish-presidentit. Po kështu ka para mjaftueshëm për të financuar fushatën. Pra, është në pozita vërtet të mira“, thotë eksperti i politikave republikane Terry Sullivan, i cili menaxhoi fushatën presidenciale të senatorit Marco Rubio në vitin 2016.

Zoti DeSantis, i cili është përballur me një seri sulmesh nga zoti Trump për muaj të tërë, ka kaluar tashmë nga kritikat e tërthorta, tek ato më të drejpërdrejta lidhur me zotin Trump, gjatë intervistave me media miqësore ndaj tij. Por sfidë për zotin DeSantis nuk janë vetëm sulmet e ish-presidentit.

“Ron DeSantis ka disa pengesa reale. Ai ka probleme për t’u lidhur me njerëzit. Ndaj realisht kjo do të jetë një provë e madhe pasi ai do të prezantohet tek votuesit për herë të parë si kandidat për president”, thotë zoti Peoples.

Javët e fundit mbështetja në nivel kombëtar ndaj zotit DeSantis ka rënë, po zoti Sullivan, thotë se kjo mund të funksionojë në dobi të tij.

“Pritshmëritë janë se ai nuk është i pëlqyeshëm, është i ngurtë, që çdo aspekt i fushatës së tij është i kontrolluar. Kjo e vendos atë në pozitën që t’i ndryshojë këto pritshmëri, e të shënojë sukses“, thotë Sullivan.

Fushata e zoti DeSantis nis të martën në mbrëmje në një kishë jashtë kryeqytetit të Ajoas, De Moin. Po në këtë shtet të enjten rikthehet për fushatë ish-presidenti Trump./VOA

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Të largojë nga Kosova… –

Transparencë në gjithçka, s'do ketë më mbledhje të mbyllura -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Kuvendi do të mblidhet të enjten në seancë plenare, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën –

09:38 | 06/05/2026
Pas një ndeshjeje spektakolare, dy gjigandët Bayern-PSG pritet të dhurojnë sot përsëri emocione për të siguruar finalen –

08:56 | 06/05/2026
Shqipëria po zbrazet, emigracioni i të rinjve uli lindjet me 35% –

08:36 | 06/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi –

08:26 | 06/05/2026
Fitova ndaj një politikani epruvete –

Fitova ndaj një politikani epruvete –

08:22 | 06/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kuvendi do të mblidhet të enjten në seancë plenare, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën –
  • Pas një ndeshjeje spektakolare, dy gjigandët Bayern-PSG pritet të dhurojnë sot përsëri emocione për të siguruar finalen –
  • Shqipëria po zbrazet, emigracioni i të rinjve uli lindjet me 35% –
  • Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi –
  • Fitova ndaj një politikani epruvete –
  • Trump njoftoi pezullimin e operacionit ‘Liria‘ në Ngushticën e Hormuzit, çmimi i naftës pëson rënie të ndjeshme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kuvendi do të mblidhet të enjten në seancë plenare, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën –
  • Pas një ndeshjeje spektakolare, dy gjigandët Bayern-PSG pritet të dhurojnë sot përsëri emocione për të siguruar finalen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com