UEFA ka përcaktuar gjyqtarët e ndeshjes në takimin Shqipëri- Litenshtejn e cila do të luhet në Litenshtejn.
Për këtë takim është përcaktuar një katërshe gjyqtarësh nga Hungaria. Tamas Bognar do të jetë kryesori i takimit të radhës për kuqezinjtë, asistentët e tij do të jenë Vensel Toth dhe Zsolt Varga ndërsa albitri katërt do të jetë do të jetë Ferenc Karako.
Bognar është bërë arbitër i FIFA-s në vitin 2009. Që nga viti 2006, ai është bërë pjesë e gjyqtarëve të ligës së parë hungareze.