Partia Demokratike në mbledhjen e grupit ka diskutuar për 6 ligjet e reformës në drejtësi.
Nga burimet paraprake bëhet me dije, se PD do të votojë me konsensus vetëm njërin nga ligjet, atë të SPAK.
Deputeti Oerd Bylykbashi ka sqaruar deputetët e tjerë të grupit për hapat e ndjekur për ligjin e SPAK. Ky ligj kaloi në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, pasi u përfshinë propozimet e Partisë Demokratike.