Bundesliga na rezervoi një finale dramatike, si kurrë më parë, gjatë dekadës së fundit.
BVB Dortmund dhe Bayern, luftuan deri në fund për të fituar titullin kampion në shtetin europiano-qëndror.
Pavarësisht dominimit bavarez, në 10 vitet e fundit, verdhezinjtë, patën mundësin e artë për të zbritur nga froni, padronët e futbollit gjerman, për të fituar titullin, që në Westfalenstadion, mungon nga viti 2012.
Megjithatë, fakti që luanin në shtëpinë e tyre (të mbështetur nga publiku i tyre i zjarrtë), nuk mjaftoi që të fitonin trofeun e shumëpritur.
Barazimi dy me dy, ndaj Mainz (ekip i mesit të tabelës), i kombinuar me fitoren e Bayernit në Këln, bëri që titulli të përfundonte, përsëri, në duart e Muller me shokë.
Kjo rrëshqitje e klubit nga Krahina e Ruhrit, është bërë objekt talljesh e memesh, sidomos për mënyrën, tejet të hidhur (ose qesharake), se si e humbi titullin.
Nuk kanë munguar krahasimet me Interin e 5 majit 2002 (humbi titullin në javën e fundit, pas disfatës 4-2 ndaj Lazios, që zbriste në fushë, pa objektiva).
Me gjithë respektin, kjo tregon se BVB Dortmund, vazhdon të jetë një klub i vogël. Këtë gjë e tregoi dhe ndaj Chelseat më të dobët të dekadës së fundit, kur nuk ishte i aftë që të administronte avantazhin nga ndeshja e parë, duke humbur kështu mundësinë e kualifikimit për në çerekfinale të Champions League.