Për çfarë është ‘de facto’ në burg Beleri? Debat mes Dhulit e Lalës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për çfarë është ‘de facto’ në burg Beleri? Debat mes Dhulit e Lalës –

22:27 | 25/05/2023
në Uncategorized
0

Skerdjan Dhuli, zëdhënësi i fushatës së kandidatit të Himarës, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Fredi Beleri nuk është në burg për akuzat e bëra për masakrën e Peshkëpisë, apo të tjera, por për një çmenduri të Ramës pasi pa dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit se PS-ja dilte humbëse në sondazhe.

Por gazetarja Klodiana Lala tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka mbyllur dosjen ndaj tij sepse Greqia nuk solli asnjë informacion për masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994.

Debati në studio:

Rakipi: Çfarë kontestoni ju në këtë rast? Ka përgjime ku Beleri ja jep paratë dikujt tjetër 400 mijë për 8 vetë dhe 300 euro për të infiltruarin. Nuk ka blerë vota Beleri në këtë rast?

Dhuli: Nëse provohet se Alfred Petro Beleri, po të duash i shtojmë edhe atë Dhionisis, paguan para për të blerë vota, do të shkoj unë t’i çoj cigare në burg dhe do të vij të të kërkoj ty falje publikisht. Prokuroria nuk thotë që Fredi Beleri jep lekë, thotë që shtetasi Pandeli Kokaveshi.

Lala: Prokuroria thotë që z. Beleri e instrukton të infiltruarin te Pandeli Kokaveshi dhe në momentin dhe në momentin që merren paratë ndërhyhet për t’u arrestuar. Cila është njohja mes Fredi Belerit dhe të infiltruarit?

Dhuli: Shtetasi Arsen Rama furnizonte me peshk lokalin e z. Beleri prej vitesh, jo tani.

Lala: Ju i mohoni bisedat mes Belerit dhe Arsen Ramës për blerje votash?

Dhuli: Unë nuk kam qenë gjatë bisedave. Unë jam zëri i tij politik, jo avokati, jam zyrtar i Partisë Demokratike. Një ditë para se të arrestohej Beleri më ka thënë tekstualisht: Këto ditë bëhu gati për sulme të ashpra.

Unë nuk i kam bërë publike kërcënimet dhe nuk trembem. Akuza ndaj z. Beleri ka qenë e hershme.

Rakipi: Ti ke qenë i vogël. Ka qenë i akuzuar për 4 njerëzit që kanë shkuar në Peshkëpi.

Lala: Ka qenë i pandehur zyrtarisht.

Dhuli: E dini se sa herë kalon kufirin z. Beleri njoftohet antiterrori nga policia?

Hoxha: Edhe kur kaloj unë në Greqi, antiterrori grek…

Lala: Prokuroria për Krime të Rënda e ka marrë të pandehur z. Beleri për masakrën e Peshkëpisë dhe çështja është pushuar sepse Greqia zyrtare nuk solli asnjëherë informacion për arrestimin e pjesëtarëve të organizatës MAVI dhe nuk vuri asnjë informacion në dispozicion për armët që ishin marrë nga Peshkëpia.

Dhuli: Fred Beleri nuk është në burg për masakrën e Peshkëpisë, por për një çmenduri të Edi Ramës. E dini pse i jam bashkuar unë fushatës së Fred Belerit?

Lala: Për këto thirrjet antishqiptare?

Dhuli: Po unë jam mysliman, jam lab, s’kam lidhje.

Hoxha: Po edhe Beleri lab është, nga Progonati.

Dhuli: Jam bashkuar jo vetëm si ish-zyrtar i PD-së për zonën e Himarës e që votoj vetë në atë zonë, por për të bërë zëdhënësin e tij në pjesën e imazhit. Beleri i ka të qarta vetë problematikat që ka patur. Pse shteti shqiptar për gjithë këto vite nuk e ka shqetësuar dhe dy ditë parpara zgjedhjeve, kur Ramës i shkuan sondazhet në tavolinë.

Lala: Fredi është marrë i pandehur për masakrën e Peshkëpisë dhe Greqia asnjëherë nuk solli informacion./TPZ

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Inovacion nga Aston Martin, prezanton modelin e ri të “DB12” –

Inovacion nga Aston Martin, prezanton modelin e ri të “DB12” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Të marrim në dorë fatin tonë! –

19:11 | 20/12/2025
Nga babysitter me 300 apartamente! Nëse do kishte dënim me vdekje, Balluku do meritonte dy të tilla –

18:55 | 20/12/2025
Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley –

18:17 | 20/12/2025
Procedohet penalisht, Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje! –

18:07 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –
  • Nga babysitter me 300 apartamente! Nëse do kishte dënim me vdekje, Balluku do meritonte dy të tilla –
  • Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley –
  • Procedohet penalisht, Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje! –
  • Të nisim betejën për të ardhmen e vendit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com