Policia italiane arrestoi dy shqiptarë, të cilëve iu kapën në automjet 500 gram kokainë dhe 35800 euro cash, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 35 dhe 38 vjeç. Automjeti i tyre u ndalua nga policia për një kontroll rutinë, që duket se ka nervozuar drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin. Kaq ka mjaftuar që policia të kryejë një kontroll të imtësishëm në automjet duke gjetur të fshehur lëndën narkotike, e cila nëse do të shitej në treg kapte vlerën e 250 mijë euro.
Gjithashtu policia sekuestroi edhe aparate celulare si dhe shumën cash prej 35800 euro.
Dy shqiptarët ndodhen në burgun e Pulias, kur presin të marrin gjykimin nga drejtësia italiane.