Beteja shqiptare për Kriporen e Ulqinit, e gllabëruar nga familja e Gjukanoviçit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja shqiptare për Kriporen e Ulqinit, e gllabëruar nga familja e Gjukanoviçit

12:03 | 08/02/2016
në Kosove Rajon
0

Kripa, përveç peshkimit është një nga pasuritë e shqiptarëve të Malit të Zi, në qytetin antik të tyre, Ulqinin

Që nga pushtimi i qytetit prek malazezëve, u grabitën pasuritë natyrore të ulqinakëve, ku ndër të cilat është dhe Kriporja që ka sjellë të ardhura që nga antikiteti. Prej vitesh në Ulqin është ngritur një Komitet për Mbrojtjen e Kripores, e cila në mënyrë të tërdhortë ndodhet në dorën e familjes së kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç; e cila synon të ndërtojë një kompleks ndërtimi të madh që ta shfrytëzojë, natyrisht për turizëm.

Një kompani që ka marrë në shfrytëzim nga qeveria e Podgoricës Kriporen synon të tjetërsojë destinacionin. Në Ulqin u ngrit një komitet qytetar që ka kërkuar që të zbatohet ligji ku ky objekt shpallet si “Zonë e Mbrojtur”, ligj i miratuar me votat e të gjitha partive përvec asaj në pushtet PDS-së. Por çndodhi?! Gjykata Kushtetuese, me një vendim të sajin të marrë 3 muaj më pare, por që e ka shpallur vetëm këto ditë, i ka dhënë  të drejtë pronarit të kompanisë, Eurofond që të nisë ndërtimin e objekteve.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Por kjo kompani ka shpallur falimentin dhe nuk mund të paguajë dot kredinë, ndërsa Kriporen e ka hipotekuar në Prva Banka, e cila është pronë as më shumë e as më pak por vëllait të kryeministrit të Malit të Zi, Aco Gjukanoviç. Banka mund të bëjë ç’të dojë me Kriporen në këtë rast.

Me një fjalë, familja e Milo Gjukanoviçit ka të gjitha mundësitë që ta zotërojë pronën shekullore të shqiptarëve. Kjo ka sjellë protesta dhe reagime të forta. Kështu, deputeti shqiptar Genci Numanbegu e quajti vendimin e Gjykatës Kushtetuese si në dëm të interesave të shqiptarëve të Malit të Zi.

Por përveç shqiptarëve kanë reaguar edhe ndërkombëtarët. Ambasadorja e Gjermanisë në Podgoricë, Gudrun Shtajnaker, ka paralajmëruar disa herë se nëse Kriporja nuk shpallet zonë e mbrojtur rrezikohet rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Europian. Nimanbegu ishte njëri nga deputetët i cili nënshkroi propozimin për mbrojtjen e Kripores në vitin 2012.

Nimanbegu nuk pajtohet me arsyetimin e Gjykatës se vendimi për mbrojtjen e Kripores është bërë pa shqyrtim publik, pasi në këtë proces ishin përfshirë si subjektet politike ashtu edhe organizatat joqeveritare dhe ekologjike, dhe të gjithë ishin për mbrojtjen e saj.Vendimi për mbrojtjen e Kripores u miratua nga Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2012 me vota të opozitës, Partisë Socialdemokrate dhe deputetëve shqiptarë.Kriporja e Ulqinit mbulon një sipërfaqe prej 14,5 km2 dhe është e vendosur në deltën e Lumit Buna.

Para se të ndërtohet Kriporja në vend të saj, ka qenë Këneta e Zogajve, e cila ka qenë e njohur për gjuetinë e shpezëve, gjë që e tregon edhe emri “zog”.Fillimi i Kripores është i lidhur me rregullimin e ujit të Kënetës se Zogajve në vitin 1913, kur është hapur kanali i Port Milenës. Ajo është e rrethuar nga një kanal që drenazhon ujërat e kënetave përreth, duke mos lejuar që uji i tyre të përzihet me ujin e Kripores.

Kriporja është një pjesë e rëndësishme e sistemit të pellgut të Liqenit të Shkodrës dhe të Lumit Buna, i cili ka një siperfaqe prej 1,000 km2. Kriporja është e rrethuar nga disa nga vendet më të rëndësishme mjedisore në Adriatik, siç janë Plazhi i Madh, Ada e Bunës, Liqeni i Shasit dhe Liqeni i Shkodrës. Kriporja e Ulqinit është një nga dhjetë kriporet më të mëdha  në Mesdhe. Në fund të bazenit të saj gjenden në sasi të mëdha mbetjet e guackave dhe të kërmijve të detit.

tesheshi.com

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Avokatët në grevë, paralizohet gjyqsori

Avokatët në grevë, paralizohet gjyqsori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com