Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në një mision të NATO-s në detin Egje, në ndihmë të emigrantëve që tentojnë të vijnë në Europë, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Në një konfernce të përbashkët për shtyp me homologen e saj holandeze, Jeanine Hennis- Plasschaert, znj. Kodheli tha se do të ketë një intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ndërsa ministrja e Mbrojtjes e Hollandës, Plasschaert tha se bota sot përballet me rreziqe serioze.