Kavaja kishte Usta’ prapa, e jo Çapaçul…! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kavaja kishte Usta’ prapa, e jo Çapaçul…! –

15:15 | 16/05/2023
në Uncategorized
0

E kur në kombin opozitar kishte rënë morti, fitili opozitar kthehet dhe ndizet sërish andej dhe nga ku vite e vite më parë kish marrë zjarr lirie: Nga Kavaja! E cila në rang kombëtar krateri I 14 majit I shpëton fytyrën opozitës së shkërdhyer aktualisht nga e djela e frikshme zgjedhore, por që mori bonuse të forta nga një përmbysje e tillë. Fitore e cila ia prishi shijen Lalit të triumfit politik mbi Edi Ramën (për një grusht votash burgu kapi Rrogozhinën) duke dështuar në suksesin linear të qarkut: Tiranë-Vorë-Kamzë-Kavajë-Rrogozhinë!

Lajmi që gëlonte në këtë post-elecetion day ishte shumë I qartë: Edhe në një situatë të tillë, sërish u fitua, nga Opozita, Brenda në makinerinë shtetërore, dhe në qepenin e madh të urisë politike të partisë në pushtet, për Kavajën. Por, ndryshe nga qarqet, apo edhe pikë-stacionet e tjera të pritshmërive të mëdha fillestare dhe fiaskove spektakolare të mëpasme, opozita këtu kishte kandidatin dhe lojtarin. Kishte produktin dhe recetën! Pra, kishte Ustain, dhe jo Çapaçulin!

Me një profil tërësisht normal mediatik dhe aspak amplifikues, dyshja Salianji-Qosja morën përsipër një angazhim aspak të thjeshtë, por që në fund shijoi shumë, kur fytyrat e vrenjtura të kryetarit actual Kralji e deputetit Xhafaj u detyruan të lexojnë e pranojnë atë që qytetarët e këtij kuartieri prodhuan dhe shprehën me votë: Rrotacionin! Ata e pranuan humbjen, dhe kjo është gjithsesi një vlerë e kulturë politike, standart për ta respektuar! Gjë që në fakt, nuk e kanë bërë një pjesë e mirë e “gjeneralëve” që u thyen në mes nga skuadrilja e Rilindjes, e cila realisht I vuri para, duke qenë vetë pas.

Fisniku realisht reflektoi fisnikëri për vlerat opozitare, duke mbajtur gjallë Kavajën si një djep e shkëndijë e fortë demokracie. E cila iu rikthye “nënës” së saj. Një premtim që ardhur muaj më parë nga deputeti Ervin Salianji sërish kaloi nëpër mekanizmat masturbues e skeptikë në PD si një angazhim që do të dështonte që në start. Por që në fund, rezultoi si ampula akute e cila qetësoi shpritrat e përdhunuar të demokratëve nga vota popullore mbarëkombëtare, nën buzëqeshjen e Edi Ramës.

Kishte ditë që “Ulkjonja” electorale Veliaj që shkeli me 50 mijë herë cironkën që I kishin vënë përballë në Tiranë, shfaqej sa në një cep në tjetrin në Kavajë. Si përgjegjës politik I qarkut, Kavaja përcëllonte, dhe ishte në nivele potencialisht të forta politike si një Bashki që duhej mbajtur në mënyrë që harta e mandateve për pas 2 vitesh të ishte po njësoj. Lali kishte kohë që kishte mbaru punë me Tiranën, dhe e shikoje një herë në Rrogozhinë, e tre herë në Kavajë. Mimika për ata që e lexonin saktë I reflektonte mashtrim të situatës. Gjithkush e shikonte Veliajn që kishte braktisur qëllimin e madh opozitar të BF-së, Tiranën, dhe vraponte në Kavajë. Koha I dha të drejtë, edhe Veliajt. Nga ana tjetër, lidershipi politik opozitar me një faturë të madhe tashmë politike në kurriz, me një realitet krejt tjetër të raportit popull-opozitë-votë, e kishte instaluar inspirimin e tij elektoral, para dhe gjatë 14 majit tek ajo shpurë që ishte e vetshpallur fituese, shpartalluese për këtë rregjim, por që më pas mbeti një larvë e vogël e shtypur nga këmbët e këtij regjimi. As Belo, as Bardhi, as Luçi, as askush nuk prodhuan dot frymën, dhe kiminë e komunikimit që ndërtoi skuadra e Kavajës. Që sërish kishte produktin dhe recetën, protagonistin dhe Ustain. Dhe të mikluar këto anekse me shumë kujdes, jashtë masturbimit politik që prodhon kryesisht ADN opozitare berishiane para zgjedhjeve, në fund buzëqeshën, dhe transferuan helmin opozitar te axhenda e Lalit. Ky I fundit, nuk e diskutonte Tiranën në asnjë moment, por mbrëmë do deshte shumë që pas Rrogozhinës, për një grusht vota, të recitonte urimin edhe për Kavajën. Por, axhanset I kishte marrë ndryshe, që në fillim të së hënës. Salianji atje si drejtues politik dhe kurator intensiv I fushatës së kryetarit të sapozgjedhur Fisnik Qosja përcolli dhe transmetoi në një mënyrë apo tjetër që: Edhe në këtë situatë, edhe me prezencën e Ramës e Veliajt, mund të bësh sërish gol. Dhe goli ishte I madh. Saliu e Likja kishin marrë shumë gola deri dje pasdite, por ky I ardhur nga Kavaja në portën e ….Veliajt ishte jo pak pezant.

Kavaja kishte Ustain, edhe figurën, edhe ekipin, por I mungongte mbase e vetmja gjë: Hapja bythësh…sic rëndom shqiptarët e panë e dëgjuan në jo pak qarqe, dhe më pas me buzëqeshje, mesazh dhe shumë dashuri e konvertuan në votë!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
CIA u kërkon rusëve të ‘spiunojnë’ kundër Kremlinit dhe Putinit –

CIA u kërkon rusëve të ‘spiunojnë’ kundër Kremlinit dhe Putinit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com