Futbollisti shqiptar, Marius Vrushaj, i cili luan me Olimpiakosin, ka marrë një ftesë nga Federata e Futbollit e Greqisë për t’u bërë pjesë e Kombëtares.
Vetë futbollisti nuk e ka pranuar ftesën duke thënë se dëshironte të luaj me Kombëtaren kuq e zi.
Në një intervistë futbollisti ka cilësuar se Kombëtarja shqiptare është zgjedhja e parë për të.
“Është një vlerësim për mua. Secili do që të luaj me Kombëtaren. Kam lindur në Shqipëri dhe me Kombëtaren Shqiptare dua të luaj”, është shprehur 18 vjeçari.
https://www.youtube.com/watch?v=sl78-zFzc9Q