Rusia dëshiron të blejë më shumë dronë nga Irani – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia dëshiron të blejë më shumë dronë nga Irani –

20:50 | 15/05/2023
në Uncategorized
0

Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po synon që të blejë dronë shtesë sulmues nga Irani për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës, pasi Moska ka përdorur shumicën e 400 dronëve që paraprakisht kishte blerë nga Teherani.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vitin e kaluar publikoi imazhe satelitore dhe gjetje të inteligjencës që thanë se tregojnë që Irani i kishte shitur Rusisë qindra dronë sulmues. Për muaj të tërë, zyrtarët kanë thënë se SHBA-ja beson se Irani po e shqyrton mundësinë e shitjes të qindra raketave balistike te Rusia, por Uashingtoni nuk kishte dëshmi se një marrëveshje për këtë gjë ishte arritur.

“Irani po ashtu vazhdon t’i ofrojë Rusisë dronët kamikazë. Që nga gushti, Irani i ka ofruar Rusisë mbi 400 dronë të llojit Shahed”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, John Kirby.

“Rusia ka përdorur shumicën e këtyre dronëve, duke i përdorur për të shënjestruar infrastrukturën kritike ukrainase brenda Ukrainës. Duke i ofruar Rusisë këta dronë, Irani drejtpërdrejt ka mundësuar luftën e agresionit të Rusisë në Ukrainë”, tha Kirby për gazetarët.

Dronët Shahed që Rusia veçse ka blerë, janë të pajisur me eksplozivë dhe shpërthejnë në momentin që kanë kontakt me shënjestrën.

Kirby tha se rusët tani po kërkojnë që të blejnë dronë më të avancuar “që kanë aftësi më vdekjeprurëse”.

Këto njoftime bazohen në gjetjet e inteligjencës amerikane lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis Rusisë dhe Iranit. Pretendimet e SHBA-së janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bërë publike gjetjet shqetësuese lidhur me Rusinë, e cila po vazhdon luftën kundër Ukrainës.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë po ashtu se Irani i ka ofruar Rusisë edhe artileri dhe municion për tanke, që Moska i përdor në pushtimin e Ukrainës.

Irani ka thënë se i ka shitur dronë Rusisë para nisjes së luftës kundër Ukrainës, por nuk i ka shitur më që atëherë./REL

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
EMRAT/ Kush janë të zgjedhurit si këshilltarë në Tiranë –

EMRAT/ Kush janë të zgjedhurit si këshilltarë në Tiranë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit –

13:06 | 16/01/2026
Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini! –

12:42 | 16/01/2026
Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian –

12:18 | 16/01/2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë –

11:46 | 16/01/2026
Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave –

11:40 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit –
  • Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini! –
  • Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian –
  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë –
  • Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave –
  • Mister në Tropojë! I mituri i zhdukur prej dy ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit –
  • Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com