Në Korçë u përurua Muzeu Mesjetar, ku mes të tjerave janë të vendosura rreth 400 ikona, pjesa më e madhe e të cilave i prezantohen publikut për herë të parë.
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij ka bërë për trashëgiminë kulturore aq sa nuk është bërë në 25 vjet. Rama tha se ky muze është pjesë e një qasje të re për të rilindur trashëgiminë.
“1800 objekte u lanë në mëshirë të fatit, sot Muzeu është i çelur dhe objektet janë restauruar plotësisht”, deklaroi ai.
Ndërkohë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se nga 400 ikonat e ekspozuara në këtë Muze, 250 shfaqen për herë të parë për publikun.