Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke që dënonte arrestimin dhe mbajtjen në burg të Fredi Beilerit, kandidatit tt opozitës për Bashkinë e Himarës, i cili përfaqëson minoritetin grek.
Xhaçka bën thirrje për përmbajtje.
“Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk e kuptojmë se si të qenit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”, shprehet ajo në një reagim.
Ministria e Jashtme greke e cilësi vendimin e sotëm si skandaloz nëse provat ndaj Belerit nuk janë të të pakundërshtueshme. Në njoftim thuhet po ashtu se do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.
Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, u shpreh Athina Zyrtare.