Dhuna në futbollin shqiptar nuk ka të ndalur. Dy futbollistë të akademisë së Kuksit janë dhunuar tek sa kanë zhvilluar sot ndeshjet e radhës në Laç.
Me pamje të tilla nuk kuptohet nëse ka patur gjyqtar kjo ndeshje, apo forca rendi, sepse në kushtet e një presioni ekstrem siç tregojnë lojtarët dhe drejtuesit e skuadrës së Kukësit, për fat kanë shpëtuar me vetëm këto lëndime.
Denoncimi i skuadrës së Kukësit vjen nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohet fakti që përpara shëndetit të lojtarëve nuk i intereson asnjë lloj rezultati.
Në kushte të tilla nuk flitet më për futboll dhe për këtë arsye kërkohet reagim i menjëhershëm i FSHF-së ose të ndërpritet kampionati.