Rrezik trazirash para zgjedhjeve në Kavajë, “Shtetit” dhe bandat mobilizohen për të manipuluar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrezik trazirash para zgjedhjeve në Kavajë, “Shtetit” dhe bandat mobilizohen për të manipuluar –

15:52 | 06/05/2023
në Uncategorized
0

Situatë shumë shqetësuese në Kavajë në prag të zgjedhjeve të 14 majit, për shkak të aktivitetit të patronazhistëve të PS-së dhe grupeve kriminale. Ndërkohë që rritet mbështetja për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Fisnik Qosja, shpeshtohen incidentet dhe presioni nga pushteti mbi qytetarët e thjeshtë.

Prishet rendi i fushatës zgjedhore

Incidenti më i rëndë ndodhi më 23 Prill 2023, kur mësohet se është thyer dera e KZAZ-së që ndodhet në shkollën “15 Marsi”, në lagjen numër 3 të qytetit. Sipas informacioneve, disa persona të pa identifikuar janë futur brenda godinës dhe pasi janë pikasur nga kalimtaret janë larguar.

Përveç aktiviteteve të keqbërësve, që kërkojnë të tensionojnë situatën, PS ka dalë hapur në shkelje të vendimeve të KQZ-së për një fushatë normale zgjedhore.

Edi Rama premtoi fushatë pa postera e shpenzime luksi, por fotot e kryeministrit dhe slogani i PS-së pushtuan rrugët e qyteteve, përfshirë Kavajën. Posteri i PS-së është denigrues ndaj Berishës dhe Metës, që janë drejtues të koalicionit të opozitës.

I pyetur nga media mbi këtë situatë, kandidati i opozitës për bashkinë Kavajë dha reagimin e tij për këtë provokim.

“Po, janë vendosur, shumë mirë që janë vendosur sepse sapo qytetarët i shohin këto postera, u shtohet urrejtja. Kavaja e urren këtë qeveri dhe mezi po pret që ta largojë”, deklaroi Fisnik Qosja.

Ndërkohë, me shumë vonesë, KQZ jo vetëm që nuk i hoqi këto postera, por vendosi që t’i detyrojë partitë t vënë logon e tyre.

Presioni i Administratës    

Ditën e sotme ( e shtunë, 6 maj 2023) Ervin Salianji, në një takim elektoral në Kavajë ka denoncuar presionin që po iu bëhet të rinjve nga mësues e drejtues të arsimit për të mos marrë pjesë në takimet e këtij koalicioni.

Gjatë fjalës së tij, kandidati Qosja kujtoi një fragment të një ushtari, i cili i konsideronte gratë kavajase rebele që nuk tremben para asgjëje. Qosja pati edhe një mesazh për drejtuesit e arsimit në Kavajë dhe mësuesit, të cilët i bëjnë presion nxënësve të mos shkojnë në fushatat e PD.

I pyetur nga mediat për presionin e administratës, Fisnik Qosja ka deklaruar se, “Kjo situatë është kthyer në shqetësuese, por edhe qesharake. Ka ca mësues, unë i bëj thirrje disa drejtorëve të shkollës që të rrinë larg kësaj historie. Kavaja është qyteti që ta jep notën ashtu siç e meriton. Do të ngelin në klasë më 14 maj, prandaj u them që mos ngelen në klasë. Mos u bëni pjesë e një maskarade dhe shoë. Duhet t’i japim fund kësaj historie. Por ata janë të detyruar dhe deri në një farë mënyrë unë i mirëkuptoj. Por janë ca njerëz, që unë u bëj thirrje që të tërhiqen”.

Në Kavajë po përsëritet historia

Në Kavajë kanë nisur fillimet e përmbysjes së regjimit komunist. Më 25 mars 1990 nisi Kryengritja e Kavajës me përleshjen në stadium me forcat speciale, rrethimin e komisariatit të policisë, hedhjen e librave të Enverit në fushë, parulla kundër regjimit “liri demokraci”, “poshtë komunizmi”, “Enver Hitler” etj. Populli kishte kërkesa politike dhe ekonomike, por binte në sy edhe njëra: Donin të ishin rreth më vete, jo të vareshin nga Durrësi. Protagonistët e protestave u çuan në gjykatën e Durrësit, në atë kohë.

Duket paradoksale, por edhe sot, Kavaja ka mbetur në të njëjtën situatë, duke ia marrë çdo lloj autonomie vendore. Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, Kavajës i hoqën gjykatën, në emër të reformës në drejtësi.

Në fakt, Kavaja prej 4 vitesh po humb një nga një të gjitha institucionet.  Gjykata e Kavajës jepte 2100 vendime në vit. Një strukturë prej 5 gjyqtarësh dhe 16 nëpunësish nuk ishte barrë për buxhetin, por urdhri politik është zhveshja e qytetit nga çdo pushtet.

Kjo ngjarje, ashtu si në vitin 1990, mund të jetë pika e fundit që do ta derdhë kupën e zemërimit të njerëzve.

A do të ketë trazira në Kavajë?

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar hartën e riskut elektoral për vitin 2023, ku ka bërë një renditje të bashkive me riskun më të lartë dhe atyre me risk minimal.

Zonat me riskun më të lartë për vitin 2023? Tri bashki kanë koeficient të njëjtë negativ: bashkia Durrës, bashkia Kamëz dhe bashkia Vau i Dejës, ndjekur nga bashkitë Shkodër, Elbasan, Kavajë, Kurbin dhe Lezhë.

Nisur nga niveli i anagazhimit të burimeve shtetërore dhe “shtetit” në fushatë, Kavaja ka risk të lartë shpërthimi, prandaj është futur në hartën e kuqe të trazirave të mundshme.

Këto burime po përdoren në fushatë në favor të kandidatit të PS-së (kryetari aktual i bashkisë Redjan Krali) dhe për pasojë, kundër rivalit të tij opozitar Fisnik Qosja. Sa më i lartë niveli i përdorimit të burimeve shtetërore aq më shumë cenohen të drejtat qytetare në zgjedhje dhe krijohen hapësira për incidente e kontestime të procesit zgjedhor.

Si po përdoret “shteti” për zgjedhjet

PS po i përdor hapur burimet shtetërore në kuadër të fushatës së 14 majit. Kjo është tashmë e dokumentuar në vendimet e KQZ-së. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pasi ka marrë në shqyrtim çështjen administrative me subjekt Bashkia Tiranë, ka konstatuar të shtunën se, aktivitetet e raportuara nga ky institucion publik, me pjesëmarrjen e personave partiakë, në kuadër të fushatës zgjedhore, “përbëjnë veprimtari të ndaluara, në bazë të “Kodit Zgjedhor””.

Nisur nga kjo, Celibashi ka urdhëruar ndalimin e zhvillimit të të dy veprimtarive publike në Kavajë.

Njëri takim ishte me temë “Event tematik me banorët e Rrogozhinës dhe Kavajës, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Kavajë, Rrogozhinë, me datë zhvillimi: 22.4.2023, ora 10.00”,

Tjetri ishte “Event tematik me banorët e Kamzës dhe Vorës, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Kamëz, Vorë, me datë zhvillimi: 22.4.2023”.

Deputeti Salianji i shton këtyre ngjarjeve shqetësimin mbi patronazhistët. Në lidhje me këtë deputeti i PD-së ka shpjeguar se “Shqipëria ka një problem të madh pasi është rritur administrata nga 110 mijë ka shkuar 190 mijë të punësuar. Këto janë punësime elektorale që i rëndojnë buxhetit të shtetit dhe nuk kthehen në shërbime dhe praktikisht këto janë patronazhistët që i shërbejnë pushtetit”.

Salianji ka paralajmëruar të mos preket vota në Kavajë.

“Rama po bën klounin tallagan dhe nuk po bën asnjë premtim për njerëzit, pasi votat i deformon dhe kërkon të manipulojë votat, ndërsa atje ku jam unë në Kavajë, nëse tenton njeri të fusë duart, do të digjen! Ky është paralajmërimi im i fundit,” tha Salianji.

Kush i fiton zgjedhjet në Kavajë?
Banorët e Kavajës do të zgjedhin mes kryebashkiakut aktual Redjan Krali, i PS-së dhe kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja. Në garë për 31 ndenjëset e këshillit bashkiak njëmbëdhjetë parti, në listat e mbyllura të së cilave gjenden 352 emra kandidatësh.

Bashkia e Kavajës ka qenë fillimisht bastion i Partisë Demokratike. Në vitin 2007, Refik Rrugeja i PD-së fitoi zgjedhjet me 84% të votave për bashkinë e qytetit. Katër vjet më vonë, Elvis Roshi, e mori bashkinë me 54% të votave. Edhe në 2015-n fitoi Roshi, por dy vjet më pas u shkarkua për shkak të së kaluarës kriminale. Në zgjedhjet e parakohshme fitoi Isa Sake, kandidat i PD-së.

Socialistët e rimorën bashkinë Kavajë në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Sivjet, opozita duket e favorizuar për ta fituar bashkinë Kavajë. Në këtë fushatë elektorale PD hyn e ndarë, ku Krahu kryesor i drejtuar nga Berisha është në koalicionin “Bashkë fitojmë” dhe grupi i Alibeajt garon i vetëm. Partia Demokratike nuk ia doli të nxjerrë kandidat për Bashkinë duke i lënë terren të lirë Sali Berishës dhe Ilir Metës. Alibeaj është shprehur se nuk e mbështesin kandidatin e koalicionit të opozitës.

“Ne votojmë vetëm Partinë Demokratike, këshill bashkiak, ky është qëndrimi politik dhe qëndrimi publik.  Dhe nëse ju thotë dikush tjetër, po ai kandidati që është, përfaqëson ose pretendon, përfaqëson “Bashkë fitojmë”. Ne nuk shkojmë kurrsesi që t’i japim mbështetje partisë së Ilir Metës. Nuk na shkon as për moral politik, nuk na shkon as për të shkuarën”– ka deklaruar Alibeaj më 17 prill, në një takim në Kavajë.

Fitoren e opozitës në Kavajë e ka nënkuptuar edhe Rama.

“Atje në Kavajë është pak më e ngatërruar sepse atje në Kavajë prapë u shkon mendja të kthehen mbrapsht, prapë tifozllëk. Ndodhi, nuk po them që do ndodhë këtë herë, por ndodhi, e kishim Kavajën komplet në rrugën e duhur…”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Rama në hapje të fushatës elektorale në Rrogozhinë.

Kjo ndjesi për humbjen shpjegon nervozizmin dhe presionin e administratës ndaj qytetarëve në Kavajë. gijotina.com/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rrezik trazirash para zgjedhjeve në Kavajë, “Shtetit” dhe bandat mobilizohen për të manipuluar –

Rrezik trazirash para zgjedhjeve në Kavajë, “Shteti” dhe bandat mobilizohen për të manipuluar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –

12:29 | 30/12/2025
Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –

12:03 | 30/12/2025
Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores –

11:45 | 30/12/2025
Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa –

11:25 | 30/12/2025
Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (Emri) –

11:03 | 30/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –
  • Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –
  • Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores –
  • Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa –
  • Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (Emri) –
  • Lezhë/ Një person gjendet i vdekur,me plagë nga armë zjarri në trup, dyshime e para –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –
  • Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com