Ju jeni e ardhmja e Elbasanit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju jeni e ardhmja e Elbasanit –

13:41 | 02/05/2023
në Uncategorized
0

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Elbasan, Luçiano Boçi premton se në programin e tij elektoral përfshihen dhe të rinjtë, ku në ‘Facebook’ shkruan se këta të fundit kanë nevojë të besojnë tek njerëzit të cilët i ndihmojnë të realizojnë ëndrrat e tyre.

Boci në postimin e tij, thekson “Dua t’ju them të rinjve të Elbasanit se ka vetëm një rrugë për t’u ringjitur në lartësinë e ëndrrave të tyre: Falë projekteve të zhvillimit dhe përmes ripohimit të pronësisë së tyre mbi politikën dhe pronën publike.  Ata janë të parët që duhet të përfshihen në idenë time për Technopolis-in në Elbasan”.

Sakaq shton se se dhe vetë ai beson te ndryshimi pas zgjedhjeve të 14 majit, dhe se do t’i japë të rinjve hapësirë për të treguar veten dhe për të punuar bashkërisht në idenë për Qendrat e Teknologjisë.

Postimi i plotë:

NË EMËR TË RINISË…

Sa herë i rikthehem programit zgjedhor në diskutime me qytetarët, ideve të mia ju shtohet gjithmonë një rrjesht i ri. Përvoja e njerëzve të mi është vërtet e paanë dhe aftësitë reflektive të tyre – të pamata. Por ka një përmasë tjetër që programi im fiton kur unë ndërveproj me të rinjtë.  Ata i japin një kuptim tjetër çdo projekti, synimi, çdo plani timit që rreh të gjejë të ardhmen nëpër trupin e rrudhur të fuqisë së këtij qyteti. Të rinjtë janë gjithnjë një hap para, gjithnjë të vëmendshëm për shenjzat premtuese të ideve që ndajmë dhe mbesin tejet kureshtarë.  Nuk e di si t’jua them se çdo gjë që kemi shkruar ka lidhje me ta. Nuk di si t’jua shpreh mirënjohjen që kanë frymëzuar një tërësi projektesh dhe ndërhyrjesh, të cilat do t’i sjellim në jetë medoemos.

Rinia jeton sot më larg nesh sesa mund të imagjinohet.  E para, sepse ata janë lodhur me dështimet tona. Për ta – nuk ka fitimtarë, aty ku dikush dështon. Nuk ka pasunarë aty ku një njeri vuan për bukë. Nuk ka drejtësi aty ku qoftë dhe vetëm një çështje provon sundimin e padrejtësisë. Ata janë lodhur me politikën dhe me dështimet etike të saj. Ata kanë nevojë për një politikë me tipare njerëzore, që nuk fyen dhe nuk ndot… E dyta, sepse të rinjtë kanë nevojë të besojnë tek njerëzit. Të pastër prej natyre, ata nervozohen kur përballen me padrejtësinë. Për më tepër ata kanë shumë vite që gjejnë përballë vetëm njerëz që i gënjejnë. Ata kanë nevojë të besojnë me zemër te dikush. Ata jetojnë moshën e dashurisë. Si mund të pranojnë ata të ecin nëpër baltën e rrugëve të urrejtjes?

E treta, në dallim prej moshës së mesme – të rinjtë e sotëm dinë ta ndërtojnë bashkëpunimin edhe kur mes tyre lexojnë ndasi. Ata përqafohen edhe kur mendojnë ndryshe.  Për fat të keq, ne jua kemi zaptuar sheshin, rrugën, hapësirën e imagjinatës reale që ata kanë, ju kemi vrarë guximin për të besuar në një ekuacion jete të ndërshme: nëse mësoj mirë, kam shanse të bëhem x,y,z, të paguhem mirë, të realizoj ëndrrën; nëse e zhvilloj këtë talent që kam, ja dal që të jem më i miri/e mira…  Ata nuk kanë dot më asnjë model të besueshëm përpara syve, hiq shëmtinë e një kulture rruge, që dikush herë pas here e pasuron me sjellje që nuk mund as të kategorizohen si normale.  Të rinjtë janë dritarja prej ku ne të gjithë mund dhe duhet ta shohim të ardhmen tonë si qytetërim. Ata përmes nesh, do të shohin të shkuarën. Eshtë koha të mendojmë seriozisht çfarë do të shohin ata përmes nesh, në kohë, dhe sa e dhimbshme rrezikon të jetë kjo si për ta, ashtu edhe për ne… Dua t’ju them të rinjve të Elbasanit se ka vetëm një rrugë për t’u ringjitur në lartësinë e ëndrrave të tyre: Falë projekteve të zhvillimit dhe përmes ripohimit të pronësisë së tyre mbi politikën dhe pronën publike.  Ata janë të parët që duhet të përfshihen në idenë time për Technopolis-in në Elbasan: duke mësuar si të programojnë, si të kodojnë, si të lexojnë zhvillimet më të reja të teknologjisë dhe si të përgatiten për një shkollë gjithnjë e më sfiduese. Qendrat e Teknologjisë për të rinjtë në çdo lagje do të marrin këtë mision. Ata janë të parët që duhet të regjistrohen në shkollat profesionale për të mësuar si të bëjnë përpunim imazhi filmik, fotografi, në shkollën e kineastëve dhe në drejtimet e tjera profesionale që do të aktivizojmë në Elbasan, ndërsa ngrejmë këtu studiot e qytetit të filmit. Ata janë më të preferuarit për të nxjerrë nga harresa zejet tona të mrekullueshme, ndërsa Muzeu i Gjallë i Zejeve do të nisë të ngrihet – brenda parkut tematik tregtar të Elbasanit.

Guximi për të ëndërruar është atribut i rinisë dhe shenjë e saj brenda cilitdo prej nesh, pavarësisht moshës.

Unë jam këtu sepse mbetem i ri, mbetem një guximtar i fortë i një ëndrre të mirë, mbetem një njeri që dashuron sfidat, po aq sa fitoret dhe punon fort për to. Si prind, si mësues dhe si qytetar i parë është detyra ime që t’u jap të rinjve hapësirën e virtytit dhe frymën e forcës që i nxit të kërkojnë më shumë, të arrijnë më tepër dhe të besojnë më ndershëm tek vetja

Unë besoj tek Ndryshimi, sepse besoj tek rinia. Ata janë Ndryshimi, ata janë zemra e tij, janë motivi i tij, janë forca reale e Ndryshimit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Inflacioni në Evropë rritet para vendimit për normën e interesit –

Inflacioni në Evropë rritet para vendimit për normën e interesit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –

15:36 | 23/05/2026
Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –

15:04 | 23/05/2026
Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video)

14:22 | 23/05/2026
Të mos lejohet kush nuk ka emrin –

Të mos lejohet kush nuk ka emrin –

14:08 | 23/05/2026
Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane –

13:36 | 23/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –
  • Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –
  • Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video)
  • Të mos lejohet kush nuk ka emrin –
  • Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane –
  • Tatimet ‘godasin’ rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 mln euro të padeklaruara –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –
  • Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com