Në Ditën e të Moshuarve, Blendi Klosi vizitoi shtëpinë e të moshuarve në Shkodër nga ku garantoi më shumë përkujdesje për moshën e tretë.
Që kjo ditë të jetë ndryshe nga të tjerat, u kujdesen nxënësit e shkollës “Hamdi Bushati”, duke i dhënë atmosferë më të gëzueshme mjediseve të kësaj shtepie.
Ministri Klosi me ketë rast ka folur edhe për mundësinë e rritjes së pensioneve, çka do të ndikonte në përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve.
Në këtë shtëpi banon edhe ish-mundësi i mirënjohur Gëzim Çollaku.
Në shenje mirënjohje e respekti, ish-mundësi rekordmen, Elmaz Guri, i ka dorëzuar fanelen e ekipit te mundjes se Vllaznise me emrin Gëzim Çollaku.
Me pas aktiviteti ka vijuar me ceremoninë e përurimit te rikonstruksionit te godinës ku banojnë 52 te moshuar, për te cilën financohen nge buxheti i shtetit mbi 19 milionë leke.
Punimet do të përfundojnë brenda 5 muajve.