Vuçiç po ndikon te serbët në veri, për t’i rezistuar… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç po ndikon te serbët në veri, për t’i rezistuar… –

17:53 | 30/04/2023
në Uncategorized
0

Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar se tensionet në rajon, pushtimi rus i Ukrainës dhe fokusi i administratës së Bidenit në sigurinë evropiane janë kombinuar për të rritur ndjeshëm angazhimin e Uashingtonit në Ballkan.

Në një intervistë për Telegrafin, Kupchan thekson se për dallim prej administratës Trump, tani SHBA-ja po punon më ngushtë me Bashkimin Evropian për të rritur ndikimin diplomatik në rajon.

Kupchan, njëherësh profesor në Universitetin Xhorxhtoun në Uashington, u shpreh se SHBA-ja ka qenë shumë aktive në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sa i përket njohjes, ai thotë se BE-ja do të qëndrojë e vendosur dhe do të kërkojë që Serbia ta njohë Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE. Kjo sipas tij, është politika e duhur – dhe është mënyra më e mirë e BE-së për të ushtruar ndikim mbi Beogradin.

Bojkotimin e zgjedhjeve lokale nga serbët në veri të Kosovës, Kupchan e ka quajtur një hap në drejtim të gabuar – dhe një shenjë se Kurti dhe Vuçiç duhet të bëjnë përparim në një vizion të përbashkët se si të zbatojnë “vetëmenaxhimin” për pakicës serbe.

Ai shton se Beogradi pa dyshim ka luajtur një rol të rëndësishëm në inkurajimin e komunitetit serb në veri të Kosovës për t’i rezistuar integrimit në institucionet dhe shoqërinë kosovare.

Si e shihni rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë -Serbi, a mendoni se Shtetet e Bashkuara kanë bërë mjaftueshëm në proces për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve?

Charles Kupchan: SHBA ka qenë shumë aktive në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi. Tensionet në rajon, pushtimi rus i Ukrainës dhe fokusi i administratës së Bidenit në sigurinë evropiane janë kombinuar për të rritur ndjeshëm angazhimin e Uashingtonit në Ballkan. Ndryshe nga gjatë administratës Trump, SHBA po punon ngushtë gjithashtu me BE-në. Se puna në grup është shumë e rëndësishme; të dy palët që bashkëpunojnë ngushtë rrit fuqinë e tyre diplomatike në rajon.

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa Vuçiç ka qenë skeptik. A po heziton Beogradi të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën?

Charles Kupchan: Vuçiç duket se është duke e zvarritur sa i përket zbatimit – gjoja derisa palët të kuptojnë më qartë se si të zbatojnë “ vetëmenaxhimin për komunitetin serb në Kosovë ”. Vuçiç mund të jetë gjithashtu duke kërkuar të forcojë pozicionin e tij negociues dhe pa dyshim është duke lundruar në politikën e brendshme shumë të ndërlikuar dhe të vështirë për çështjen e normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës.

A mendoni se Serbia do ta njohë  Kosovën nëse normalizohen marrëdhëniet, apo do të bëjë kompromise të tjera në këmbim që përfshijnë edhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Charles Kupchan: Mendoj se BE-ja do të qëndrojë e vendosur dhe do të kërkojë që Serbia ta njohë Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE. Kjo është politika e duhur – dhe është mënyra më e mirë e BE-së për të ushtruar ndikim mbi Beogradin. Siç është renditur aktualisht, normalizimi vjen përpara njohjes. Por duke supozuar se marrëveshja shkon përpara, njohja është objektivi përfundimtar.

Që nga viti 2000, në Mitrovicën e Veriut, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, ka pasur incidente të vazhdueshme. A mendoni se Beogradi po i mbështet qëllimisht grupet kriminale për të destabilizuar Kosovën?

Charles Kupchan: Beogradi pa dyshim ka luajtur një rol të rëndësishëm në inkurajimin e komunitetit serb në veri të Kosovës për t’i rezistuar integrimit në institucionet dhe shoqërinë kosovare.  Rezultati është institucione paralele dhe një pakicë e konsiderueshme serbe brenda Kosovës që nuk ruajnë ndjenjën e “përkatësisë”.  Zgjedhjet lokale që u zhvilluan kohët e fundit në veri, të cilat u bojkotuan nga shumica e serbëve, ishin një hap në drejtimin e gabuar – dhe një shenjë se Kurti dhe Vuçiç duhet të bëjnë përparim në një vizion të përbashkët se si të zbatojnë “vetëmenaxhimin” për pakicës serbe.

Derisa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon dhe Evropa po përballet me krizën më të madhe të sigurisë në dekadat e fundit,  institucionet e Kosovës kanë shtuar përpjekjet për t’iu bashkuar strukturave të aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, NATO. Si e shihni këtë veprim, a mendoni se duhet të përshpejtohet procesi që  Kosova  të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe?

Charles Kupchan: Po, është një investim i mirë për Kosovën që të thellojë bashkëpunimin e saj de facto me institucionet transatlantike dhe evropiane në pritje të integrimit de jure.

Të flasim pak për Malin e Zi: Si e shihni fitoren e Jakov Millatoviçit, i cili për të kundërshtuar Milo Gjukanoviçin në balotazh, ka marrë mbështetjen e Frontit Demokratik – një parti e djathtë populiste pro–ruse dhe pro-serbe. A është Mali i Zi në rrezik nga rritja e ndikimit pro-rus?

Charles Kupchan: Fitorja e Millatoviçit përbën një pengesë për forcat properëndimore në Mal të Zi, një tjetër shenjë e sfidave politike me të cilat përballet ende rajoni. Por Mali i Zi është një anëtar i NATO-s, i cili kufizon aftësinë e tij për të lëvizur në një drejtim pro-rus. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka dëmtuar pozitën e saj në rajon. Rusia vazhdon të përpiqet të destabilizojë rajonin, por bazat e saj po pakësohen me kalimin e kohës.

Milorad Dodik në vazhdimësi po bën thirrje për bashkimin e “Republika Srpska” dhe Serbisë, sa të rrezikshme janë këto deklarata për rajonin?

Charles Kupchan: Deklarimet e vazhdueshme të Milorad Dodik për shkëputje dhe bashkim me Serbinë është i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm. Edhe pse SHBA dhe BE fokusohen në normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë, ata duhet të dyfishojnë angazhimin në BiH. Një rishikim i strukturave të Dejtonit ka shumë të ngjarë të jetë në rregull.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar a se Serbia duhet të mbrojë miqtë e saj tradicionalë, duke mos vendosur sanksione Rusisë. Nga ana tjetër, synon Bashkimin Evropian. Si e shihni këtë qëndrim të Vuçiçit?

Charles Kupchan: Vuçiç ka qenë gjithmonë i talentuar në të dyja anët e medaljes. Ai ia përshtat mesazhin e tij audiencës dhe kërkon të fitojë ‘leva’ duke u anuar në drejtime të ndryshme politike në të njëjtën kohë. Mbrojtja e “miqve tradicionalë”, ndërsa synon anëtarësimin në BE, është Vuçiç i vjetër./Telegrafi/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Akuzohen për marrje ryshfeti, gjykata kërkon paraburgim për dy mjekët –

Akuzohen për marrje ryshfeti, gjykata kërkon paraburgim për dy mjekët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E trishtë! Ndërron jetë ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai binjak i Ema Andreas –

12:23 | 29/12/2025
Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme –

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen? –

12:13 | 29/12/2025
Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme –

Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme –

11:53 | 29/12/2025
Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve –

11:39 | 29/12/2025
Event festiv me gazetarët sportivë, presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias –

11:21 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • E trishtë! Ndërron jetë ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai binjak i Ema Andreas –
  • Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen? –
  • Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme –
  • Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve –
  • Event festiv me gazetarët sportivë, presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias –
  • Shpërthen matësi i energjisë elektrike në Shkodër, humb jetën 55-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E trishtë! Ndërron jetë ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai binjak i Ema Andreas –
  • Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com