Carlo Ancelotti duket se ka gjetur te Marco Asensio një zëvendësues të mirë për lojtarët sulmues në rast se ata lëndohen ose thjesht duhet të zëvendësohen. Megjithatë, me nënshkrimin e mundshëm të rinovimit të tij më afër se kurrë, kjo situatë nuk i pëlqen sulmuesit nga Majorka. Trajneri i “Los Blancos” ka folur me të pas ndeshjes ndaj Almerías dhe ai ka qenë shumë i qartë.
“Është padrejtësi të të lë në stol, por nuk mund të të premtoj vendin e titullarit”. Ja sa të forta kanë qenë fjalët e Carlo Ancelottit, i cili ka rreshtuar tre sulmues të ndryshëm të djathtë në periudhën e tij të dytë në Real Madrid. Marco Asensio ishte zgjedhja e tij e parë, por ai humbi postin në favor të Fede Valverde, veçanërisht pas sfidave kundër PSG-së në edicionin e kaluar të UEFA Champions League.
Ripozicionimi i lojtarit uruguaian dukej se funksionoi dhe kështu mbeti në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të sezonit aktual futbollistik. Por kalimi i Kupës së Botës në Katar 2022 dhe rifillimi i sezonit bëri që ‘Skifteri’ të bjerë në mënyrë dramatike në performancën e tij dhe italiani vendosi t’i drejtohej Rodrygo Goes, i cili e ka zënë vendin përfundimisht deri në fund të sezonit.
Kjo është filozofia e Ancelottit, i cili nuk ‘bën marrëveshje’ me askënd. Edhe pse e konsideron “padrejtësi” që Marco Asensio nuk është titullar për shkak të paraqitjes së tij të mirë në ndeshjet e fundit, trajneri madrilen kujton gjithashtu se lojtarët më të mirë janë ata që janë pjesë e njëmbëdhjetëshes titullare. Sot, lojtari më i mirë në atë pozicion është Rodrygo Goes.