Përparim Kabo: Përgjigjia erdhi. Pasuritë e pamotivuara janë asryeja e refuzimit të tri kandidaturave të qeverisë për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut
Akademiku Përparim Kabo, e ka vlerësuar si nisje të procesit të vetingut, refuzimin e Strasburgut për tri kandidaturat e Ramës për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Edhe pse ishin juriste me profil të lartë, si ish-prokurore e Përgjithshme Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi apo edhe eksperti i reformës në Drejtësi, Gent Ibrahimi, Strasbnurgu I ka refuzuar. Madje ata janë refuzuar të merren edhe në intervistë, një injorim si kurrë ndonjëherë më parë në këtë institucion të Gjyaktës Ndërkombëatre të të Drejtave të Njeriut.
Akademiku Përparim kapo e gjen arsyen pikërisht tek vetingu. Përmes një mesazhi në facebook, ai thekson se nisi leximi i listës së zezë.” Përgjigjia erdhi. Pasuritë e pamotivuara janë asryeja e refuzimit. Sigurimi tyre lidhet me përfitime “unfair”. Ja pra ku mbritëm! Tani dhe dy fjalë për drejtuesit tanë të lartë. E morrët vesh ku jemi fundosur. Nuk bëhet më shaka” thekson ndër të tjera Kabo.
Tre kandidaturat e vendit tonë të ofruara si gjyqtarë të mundshëm në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, u refuzuan, madje as nuk u dëgjuan në intervistim, që është një procedurë e nevojshme paraprake. Një refuzim i tillë, jo për një, por për tre kanditatura është një shuplak e hapur ndaj sistemit tonë të drejtësisë, një injorim i hapur për vetë personat, një mbyllje dere në fytyrë ekzekutivit tonë që i dërgojë, një hapje “e kutisë se Pandorës”-lexo nisi leximi institucional i Listës së Zezë. Motivacioni refuzimit, gati gati injorues, sepse edhe në një intervistë të thjeshtë për vizë në një ambasadë, kur është vendosur që mos të t’a japin vizën sepse hetimi paraprak ka treguar bazuar në fakte se nuk e merriton; së paku ajo zhvillohet si intervistë. Kanditaturat tona, ish-prokurorja e përgjithshme dhe ishgjyqtare, një antarë i Gjykatës Kushtetuese, dhe një Teoricien i Jurisprudencës, u vlerësuan jo kompetentë për këtë postë të lartë në Drejtësinë Europiane, dhe jo me integritet të mjaftueshëm. Ata as u intervistuan. Gjithçka mbetet të sqarohet. Pra ata janë gjykuar jo të zotët dhe të korruptuar(pa integritet)? Unë mendoj se ka ndodhur që inkopetenca nuk ka ardhur nga pazotësia e tyre por nga pandershmëria në veprimet juridike e gjyqësore. Ky ishte Vetingu i Parë! Përgjigjia erdhi. Pasuritë e pamotivuara janë asryeja e refuzimit. Sigurimi tyre lidhet me përfitime “unfair”. Ja pra ku mbritëm! Tani dhe dy fjalë për drejtuesit tanë të lartë. E morrët vesh ku jemi fundosur. Nuk bëhet më shaka. Edhe statusini e vendin Kandidat për në BE e morët me kusht, sepse i kërkuat Gjykatës së Lartë të të Drejtave të Njeriut shtyrjen në kohë të shlyerjes së detyrimeve ndaj qytetarëve që kishin fituar gjyqet me shtetin shqiptar. Ajo gjykatë priti, ju vazhduat me avazin, gënje jashtë dhe gënjë brenda, gënje BE gënje qytetarin shqiptar. Fundi? Nuk keni pse shpini gjyqtar në një gjykatë që ju nuk e respektoni duke mos zbatuar vendimet e saja. Sa keq të drejtat e njeriut respektohen në Europë por jo në Shqipëri për qytetarët tanë. Historia vazhdon, tani do shohim kush e ka rradhën në Listën e Zezë!…” shkruan Kabo.