Leao i futet muzikës por Zlatan mendon se… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Leao i futet muzikës por Zlatan mendon se… –

17:09 | 28/04/2023
në Uncategorized
0

Rafael Leao është mësuar ta shohë veten në kopertinat e gazetave sportive, por pasioni i tij për muzikën, e ‘çoi’ edhe në faqet e revistës ‘Rolling Stone’. Ylli portugez i Milanit, i cili ka adoptuar emrin skenik ‘Way 45’, publikoi një album në vitin 2021 të titulluar ‘Fillimi’ dhe po përgatitet të shohë lindjen e një të dyti, “My Life In Every Verse”, në fund të këtij viti.

Revista prestigjioze e Amerikës së Veriut foli me yllin portugez për inkursionin e tij në ‘rap’ dhe për planet e tij për të ardhmen në aspektin muzikor. Një e ardhme që për Zlatan Ibrahimoviç ishte tashmë këtu…

“Në shtëpinë time ka pasur gjithmonë muzikë, xhaxhai im ka qenë DJ, ndërsa babai im ka kënduar. Nga aty vjen. Ishte ‘hip-hop’, identifikohesha me mesazhin e këngëve për rritjen në lagje”, filloi Rafael Leao-s, duke shpjeguar më vonë përfshirjen e tij në ‘rep’:

“Unë gjithmonë kam dashur të bëj diçka në botën e muzikës, është një mënyrë për të shprehur veten, sepse jam shumë i turpshëm. Nuk i tregoj emocionet e mia dhe ndjenjat… Por përmes muzikës mund ta bëj këtë, është një botë tjetër për mua.”

Tani për tani muzika është thjesht një ‘hobi’. “Menaxheri im, Leandro, krijoi një label dhe po përpiqem të gjej artistë të rinj për të bërë diçka të mirë, sepse ka shumë talente muzikore në Portugali. Por shumë artistë nuk mund të hyjnë në studio, sepse nuk kanë para”.

Sulmuesi foli edhe për albumin e tij të dytë “My Life In Every Verse”, i cili del në fund të vitit. “Në dy-tre këngë flas për veten dhe jetën time. Sepse isha një fëmijë i lagjes, në një qytet të vogël, me ëndrrën për t’u bërë një superstar. Kur isha duke u rritur dhe mundohesha, nuk e besoja se e gjithë kjo do të ndodhte”.

Rafael Leao tashmë ua ka treguar këngët e tij bashkëlojtarëve të Milanit: “Po, ata e kanë dëgjuan. Disa qeshën, por të tjerët më mbështetën. Kush qeshi? Zlatan Ibrahimoviç qeshi. Ai qeshi dhe më tha që të fokusohesha në futboll në vend të muzikës. Por pjesa tjetër tha të vazhdoj…”

Por sulmuesi as që mendon të zgjedhë mes futbollit dhe muzikës: “Futbolli më ka dhënë shumë dhe e dua”, ka thënë ai, duke shpjeguar se ka krijuar një “studio të vogël” për regjistrime në shtëpi. “Kam blerë disa gjëra, si një mikrofon, kam një Macbook dhe altoparlantë. Mund të regjistroj dhe miksoj. Është një grup i mirë.”

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Hyundai planifikon të largohet tërësisht nga Rusia –

Hyundai planifikon të largohet tërësisht nga Rusia -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme –

23:28 | 08/05/2026
I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –

22:28 | 08/05/2026
“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –

22:20 | 08/05/2026
Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë –

22:06 | 08/05/2026
Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar –

21:58 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme –
  • I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –
  • “Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –
  • Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë –
  • Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme –
  • I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com