Chelsea/ Shumë lojtarë në merkato, nga këta dhe emra të rëndësishëm – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Chelsea/ Shumë lojtarë në merkato, nga këta dhe emra të rëndësishëm –

14:01 | 26/04/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Klubi i Chelseat po kalon sezonin më të vështirë të 20 viteve të fundit. Jashtë nga Europa, të eliminuar pa shumë histori nga kupat kombëtare, shumë dobët në kampionatin anglez në të cilin ndodhen shumë larg zonës europiane, e vetmja gjë që ka mbetur tani, për të bërënë Stamford Bridge është, të përgatitet sezoni i ardhshëm.

Mungesa eventuale e të ardhurave nga kompeticionet UEFA për klube ndikon shumë, me arkat e klubit që do të mbetet disi thatë. Për këtë arsye Todd Boehly, presidenti i klubit, pas shpenzimeve pa kriter, të kryera gjatë dy seksioneve të merkatos (verore 2022, dimërore 2023), po mendon që tani të “rikuperojë” një pjesë të parave.

Shumë nga lojtarët janë vënë në shitje, me çmime të arsyeshme, për të bërë vend e mbi të gjitha për të bërë klubin të kursejë sado pak për sa i përket pagave.

Ajo që bie në sy është se në shitje është vendosur një nga blerjet e fundit, Kalidou Koulibaly, ish-kapiteni i Napolit. Pavarësisht se është aktivizuar pothuajse gjithmonë titullar, rendimenti i tij, në mbrojtje ka lënë për të dëshiruar. Duhet theksuar se, senegalezi nuk është ambientuar ende me futbollin dinamik e të shpejtë të Premier League.

Koulibaly
Koulibaly

Emri tjetër në këtë listë, është ai i Pierre-Emerick Aubameyang. Kapiteni i Kombëtares së Gabonit erdhi në Stamford Bridge, pasi ishte jashtë planeve të Barcelonës së Xavit. Që në ndeshjet e tij të para, “Auba” ka dhënë përshtypjen se do ta kishte të vështirë të rigjente formën që e bëri një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Forma e dobët ishte aq evidente sa ish-trajneri Graham Potter, nuk e futi në listën UEFA për fazën e knockoutit të Champions League, duke e vendosur de facto, fatin e futbollistit.

Aubameyang
Aubameyang

Gjithashtu, me “plaçkat gati” për të lënë Stamford Bridge, është portieri spanjoll, Kepa. Që nga mbërritja e tij në Londër, ish-gardiani i Athletic Bilbaos është vënë re për gafat e tij si dhe mbahet mend edhe sot e kësaj dite për mosbindjen për të lënë fushën e lojës në finalen e Kupës së Ligës, në vitin 2019. Pavarësisht se ka rifituar vendin e titullarit, në dëm të Mendy, Kepa nuk ka bindur askënd deri tani.

Kepa
Kepa

Në klubin londinez, nuk ka më vend as për, Chalobah, Ziyech, Mount, Gallagher, Pulisic, të cilët, shihen si të padobishëm për vazhdimësinë e klubit. Nga këta emra, vetëm Mount duket se e ka të sigurt që do transferohet te Liverpooli, që është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro, ndërsa për sa i përket të tjerëve, duket se do të ketë një garë mes ekipeve angleze dhe europiane për të përfituar nga super-okazioni.

Chalobah
Chalobah
Ziyech
Ziyech
Mount
Mount
Gallagher
Gallagher
Pulisic
Pulisic

Largim i zhurmshëm do të ishte ai i futbollistit katër herë Kampion të Europës, Mateo Kovacic (3 herë me Realin e Madridit, një herë me blutë e Londrës). Kroati, i ardhur në 2019, ka qënë një nga lojtarët stabël të formacionit, që në ditët e tij të para në klub. Tashmë, problem është rinovimi i kontratës, duke parë që vitin tjetër mund të largohet me parametër zero. City është në krye të listës për të siguruar shërbimet e tij.

Kovacic
Kovacic

I fundit por jo më pak i rëndësishmi, është Romelu Lukaku, blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit. Belgu pritej që të ishte lojtari kryesor i Chelseat të drejtuar në atë kohë nga Thomas Tuchel. Fillimi ishte i mirë, me “Big Rom” që gjeti golat me lehtësi por muajt në vijim rezultuan të vështirë. Sulmuesi nuk e rigjeti super-formën që kishte te Interi (dhe që bëri Chelsean të paguante 115 milionë euro për ta blerë). Sezoni i parë u mbyll në mënyrë skandaloze, në 26 ndeshje në Premier League, ai realizoi vetëm 8 gola, shumë pak për një lojtar kaq të shtrenjtë. Huazimi te Interi në sezonin 2022-2023 dukej se do ishte kura e duhur për të por edhe aventura e dytë në Milano, nuk ka ecur mirë, 5 golat e realizuar deri tani në Serie A pas 31 javësh kampionat, kanë bërë që zikaltërit të mos paguajnë të drejtën e blerjes për futbollistin. Ndoshta tekniku i ri i Chelsea (sipas shumë gazetave pritet të jetë Pochetino) mund t’i japë një mundësi të dytë, dhe pse kjo duket shumë e vështirë që të ndodhë. /m.b. /gijotina.com

Lukaku
Lukaku

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Emocionuese të riveshim fanellën kuqezi –

Emocionuese të riveshim fanellën kuqezi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave –

14:16 | 08/04/2026
Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias –

U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën –

14:10 | 08/04/2026
Të merren masa për mosspekullime me çmimet në Shqipëri –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

14:06 | 08/04/2026
Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s –

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s –

13:32 | 08/04/2026
Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim –

Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim –

13:22 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • 25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave –
  • U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s –
  • Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim –
  • PD i kërkon Kuvendit të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin që ul çmimin e naftës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave –
  • U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com