Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Thaçi pritet të takohet me krerët e shtetit, që nga homologu i tij Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, e deri te lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Veliaj.
Gjithashtu Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritero Agolli, si dhe edhe djemtë e kombëtares së Kosovës në Bushat, të cilët pas disa ditësh do të luajnë me kombëtaren kroate atje.