Policia ka reaguar pas ngjarjes të dhunshme të ndodhur në Bashkinë Patos. Punonjësi i Bashkisë së Patosit Bato Dalipaj ka deklaruar për mediat se është dhunuar nga eprori i tij Petrit Pëllumbi.
Dalipaj kishte në fytyrë shenja të qarta të dhunës barbare të ushtruar. Ai pretendon se përpara i është dorëzuar një formular, ku i është thënë se duhet të japë votën e tij të sigurt për PS. Sipas Dalipaj, dhuna ka vazhduar në momentin që nuk ka pranuar të firmosë.
“Rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”, njofton policia.