Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Spanjë, shitja e tyre ka përfunduar nëntë ditë para sfidës.
Konfirmimin e ka dhënë një prej drejtuesve të institucionit të futbollit në vend.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, shkurtimisht deklaroi: “Për ndeshjen me Spanjën nuk ka më asnjë biletë në shitje”.