Marrim tenxheren ku do të përgatisim reçelin dhe shtrojmë një shtresë fiq (gjysmën e sasisë) dhe sipër shtrojmë gjysmën e sasisë së sheqerit, po kështu veprojmë dhe me pjesën tjetër të këtyre përbërësve.
I lëmë kështu mënjanë në tenxhere për 3 orë. I shtojmë ujin dhe e lëmë të ziejë ngadalë në zjarr të butë.
Pasi merr valë e lëmë të ziejë për 10 minuta. E fikim zjarrin dhe e lëmë të qëndrojë 30 min me kapak të mbyllur.
Ky proçes përsëritet 3 deri në 4 herë dhe herë pas here provojmë në një pjatë nëse lëngu i reçelit ka arritur trashësinë e duhur.
Si ta kuptojmë nëse lëngu ka arritur trashësinë e duhur?
Marrim një pjatë të sheshtë dhe pikojmë lëngun me majën e një luge, lëngu duhet ta ruajë formën për pak sekonda, të mos lëshohet menjëherë.
Kur arrin këtë fazë, fikim zjarrin dhe shtojmë lëngun e limonit i cili pengon sheqerizimin e lëngut të reçelit me kalimin e kohës.
E lëmë të ftohet në tenxhere dhe më pas e ruajmë në enë qelqi.