Berat/Informacion paraprak
Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
The post Aksidenti tragjik në Poliçan, ndërron jetë 15-vjeçari appeared first on 27.










