Zhdukja e e ‘Koçoles’ dhe e Sulovarit, Artan Hoxha: Janë rrëmbyer – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhdukja e e ‘Koçoles’ dhe e Sulovarit, Artan Hoxha: Janë rrëmbyer –

08:24 | 19/04/2023
në Uncategorized
0

Në datën 6 Prill 2023 në qytetin e Sarandës u zhdukën dy persona, të cilët janë denoncuar në komisariat si persona të humbur. Bëhet fjalë për Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, deklaroi se këta dy persona dyshohet të jenë rrëmbyer dhe vrarë. Hoxha ka zbuluar edhe kontaktin e fundit të këtyre dy personave, të cilët atë natë kanë qenë së bashku dhe në shoqërinë e një personi të tretë.

Gazetari Artan Hoxha: Deri tani dyshimet janë që ata janë rrëmbyer dhe janë eliminuar fizikisht. Pas 13 ditësh nuk ka ende asnjë lloj informacioni. Nga data 6, në mesnatën e datës 6, dy persona njëri nga ata është ai që u dha në foto ai është Fatmir Sulovari apo Fatmir Krasniqi 46 vjeç nga periferia e Fierit, baba i dy fëmijëve, i cili për shumë vite ka qenë pronari i diskos së famshme El Dorado në Ksamil. Është një disko që është shembur para 2 muajsh nga INUK. Në datën 6, ky ka shkuar nga Fieri, banon në Fier, ka shkuar në Ksamil bashkë me babain për të marrë objektet e fundit që vlenin nga shembja e atij objekti.

Ka qenë deri në mesditën e datës 6 me babain e vetë deri në orën 14:30, babai ka ndenjur aty dhe ka fjetur aty me idenë që të mos i grabisnin ato materialet që kishin aty dhe të nesërmen do vinte një makinë nga Fieri një kamion që të merrni gjithë mbetjet. Gjatë orëve të pasdites, ai është takuar me një shokun e vetë nga kanali i Çukës, bëhet fjalë për të zhdukurin tjetër Leonard Theodhori 46 vjeç. Të dy bashkë kanë qëndruar për disa orë. Leonard Theodhori, 6 ditë para ngjarjes, ka marrë një makinë me qira, e ka marrë në Sarandë. E çuditshme është që kjo makinë nuk ka GPS. Afër mbrëmjes të datës 6, ata janë ulur në një lokal në kanalin e Çukës, kanë qenë dhe në shoqërinë e një personi të tretë i cili është larguar një moment. Ata e kanë marrë dhe nga ora 2 e natës dhe që nga ai moment, pra nga ora 2, telefonat janë fikur.

Thuhet që ata i kanë kërkuar atij t’u sjelli ndonjë dozë kokaine. Personi i parë që është pronari i El Dorados, nuk është një personazh që mund ta rrëmbesh kollaj. Dyshohet, nuk e dimë ende, që mund të ketë qenë edhe i armatosur. Policia ka dhënë një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje 5 ditë mbrapa. Dhe në atë ngjarje ka thënë që nëna e Leonardit, nëna 75-vjeçare ka shkuar në polici dhe ka denoncuar zhdukjen e të birit. Ndërkohë, vëllai i Fatmirit, ka shkuar dhe ai në Policinë e Sarandës dhe ka deklaruar zhdukjen e vëllait. Të nesërmen në mëngjes, 100 metra larg banesës së Leonardit, nëna e tij ka dalluar makinën. Makina ka qenë e mbyllur dhe e parkuar në anë të rrugës.

Makina duhet të ishte marrë dhe ekspertuar që ka gjurmë. Të nesërmen makinën shkon e merr me karroatrec kompania që e ka dhënë me qira, e ka hapur, e kanë çuar në lavazh, e kanë pastruar, e kanë kthyer në gjendjen e mëparshme dhe aty s’ka mbetur më asnjë lloj gjurme. Telefonat rezultojnë të fikur. Dyshimi i deritanishëm është që ata persona janë rrëmbyer dhe janë eliminuar fizikisht. Dhe një nga gjërat që kërkojnë familjarët sot është që së paku të kthehen kufomat se mos jemi si në rastin e Vlorës. Kush e ka kapacitetin në qytet të vogël si Saranda që të bëjë në rrëmbim të tillë? Ky nuk ishte njeri dosido. Edhe fizikisht ishte njeri i fortë. /Tvklan.al

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Do të luftojmë për të shkuar në finale –

Do të luftojmë për të shkuar në finale -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime –

14:51 | 17/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata cakton masat e sigurisë për tetë të arrestuarit –

14:31 | 17/01/2026
Ndeshja me Cagliarin, si një finale Championsi –

14:15 | 17/01/2026
Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

13:59 | 17/01/2026
Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët –

Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike –

13:45 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime –
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata cakton masat e sigurisë për tetë të arrestuarit –
  • Ndeshja me Cagliarin, si një finale Championsi –
  • Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!
  • Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike –
  • “Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime –
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata cakton masat e sigurisë për tetë të arrestuarit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com