Sot është dita e fundit që maturantët mund të aplikojnë për të ndjekur studimet në universitete. Maturantët mund aplikojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve për 10 programe studimi.
Të ndarë sipas ditëve kalendarike, gjatë ditës së sotme kanë aplikuar maturantët nga Dibra, Kukësi, Bulqiza, Mati e Tropoja. Deri në mesditë kanë aplikuar mbi 19 mijë maturantë.
Por të gjithë maturnatët, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të aplikojnë në datat e përcaktuara, do të mund të aplikojnë të shtunën më 1 tetor, pasi sistemi do të jetë i hapur vetëm për këtë qëllim në mënyrë që askush të mos të privohet nga e drejta e aplikimit.