Bomba ndaj kreut të PD-së, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bomba ndaj kreut të PD-së, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit –

20:54 | 13/04/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetimin me përparësi të ngjarjes së ndodhur në Vaun e Dejës, ku iu vendos eksploziv makinës së kreut të PD Bernard Ndreca.

KSHH thekson se zbulimi i shpejtë, vërtetimi i motiveve të këtij krimi dhe ndëshkimi përkatës i autorit ose autorëve të kësaj vepre të rëndë penale do t’i shërbente jo vetëm parandalimit të krimit, por edhe pritshmërisë së opinionit të gjerë publik. Sipas KShH, incidente të tilla të dhunshme dhe kërcënuese ndikojnë negativisht tek zgjedhësit pasi i trondit, i frikëson dhe i pengon ata të jenë të lirë, për të marrë vendimin e tyre për votën që do të japin.

DEKLARATA

Pavarësisht se fushata zgjedhore sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor, duhet të fillojë vetëm 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit afatgjatë të KShH-së kanë raportuar se ky detyrim nuk është respektuar, pasi janë referuar raste të zhvillimit të takimeve elektorale në ambiente publike si lagje, rrugë me grupe qytetarësh apo edhe në lokale private. Në një pjesë të këtyre rasteve, pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të administratës publike, ngjarje për të cilat, KShH ka venë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka vlerësuar se është cenuar neni 91 i Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore.

Në vigjilje të fushatës zgjedhore zyrtare, KShH dënon ashpër aktin kriminal me rrezikshmëri të theksuar shoqërore ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Z. Bernard Ndreca, nëpërmjet vendosjes në makinën e tij, të një sasie eksplozivi që shpërtheu, por që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. KShH i bën thirrje prokurorisë që të hetojë çështjen me përparësi, në mënyrë të gjithanshme dhe me objektivitet. Zbulimi i shpejtë, vërtetimi i motiveve të këtij krimi dhe ndëshkimi përkatës i autorit ose autorëve të kësaj vepre të rëndë penale do t’i shërbente jo vetëm parandalimit të krimit, por edhe pritshmërisë së opinionit të gjerë publik.

Janë organet e drejtësisë që duhet të vërtetojnë rrethanat dhe motivet e kryerjes së këtij krimi. KShH rithekson reagimet e tij të mëparshme se në raste të tilla ose të ngjashme me to është e domosdoshme të respektohet nga të gjithë parimi i rëndësishëm i prezumimit të pafajësisë, i sanksionuar në nenin 30 të Kushtetutës tonë dhe nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Gjithashtu, referuar këtij zhvillimi, KShH nënvizon se incidente të tilla të dhunshme dhe kërcënuese ndikojnë negativisht tek zgjedhësit pasi i trondit, i frikëson dhe i pengon ata të jenë të lirë, për të marrë vendimin e tyre për votën që do të japin.

Në përfundim, duke marrë në konsideratë që në këtë klimë parazgjedhore, një pjesë e zgjedhësve të kontaktuar nga KShH në disa Bashki të vendit kanë shfaqur haptazi mosbesim sa i takon forcave politike dhe institucionit të zgjedhjeve, Ju bëjmë thirrje të gjithë subjekteve zgjedhorë, garuese në zgjedhje, të ndalin e shmangin gjuhën e urrejtjes, të angazhohen seriozisht për krijimin e një mjedisi të favorshëm për ushtrim lirisht të së drejtës së votës, nga zgjedhësit shqiptarë. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të zhvillohet një fushatë e kulturuar dhe e ndershme, duke respektuar dinjitetin njerëzor të kundërshtarëve politikë, që synon të informojë zgjedhësit për platformat politike dhe risitë e tyre.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Nita zbulon ARSYEN pse e ndërpreu agjërimin në shtëpi –

Nita zbulon ARSYEN pse e ndërpreu agjërimin në shtëpi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

13:59 | 17/01/2026
Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët –

Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike –

13:45 | 17/01/2026
“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë –

“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë –

13:31 | 17/01/2026
E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij –

E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij –

13:15 | 17/01/2026
Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –

Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –

12:59 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!
  • Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike –
  • “Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë –
  • E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij –
  • Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –
  • Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!
  • Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com