Mafia po konkurron si dërgatë e qeverisë në zgjedhjet lokale të 14 majit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mafia po konkurron si dërgatë e qeverisë në zgjedhjet lokale të 14 majit –

16:38 | 12/04/2023
në Uncategorized
0

Nga Basir Çollaku

Tritoli ndaj Bernard Ndrecës, kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, është tregues se mafia nuk do të dorëzojë pushtet me votë. Kanosje për shkak të detyrës politike, tha Ndreca para kamerave, duke mohuar të ketë telashe individuale, ndërsa policia, prokuroria, ende nuk janë marrë vesh me pushtetin për versionet e tyre. Kjo është qeverisje me kapuç, një ngjashmëri çetash hajdute, plaçkitëse, pengmarrëse, gjobëvënëse, duke mos njohur ndalesë para etjes së pushtetit. Lufta nuk është thjesht zgjedhore, elektorale, alternativash, votash, demokracie. Jo. Ne gjendemi në zgripin e pahasur asnjëherë në këto 3 dekada. Jemi në shtegun e përballjes për të mos vdekur nga mafia. Ajo është në garë. Ajo kandidon. Ka përfaqësuesit e saj, paratë e saj, investimet e saj, njerëzit e saj. Në Kuvend, drejtësi, qeveri, media, fundja kjo është forma e Mafias së Re. Nxirr në fasadë përfaqësues të ‘pastër’, dërgoji në zyra publike, se i mbajnë në këmbë paratë e pista. Ndaj mesazhet me eksploziv, me rrezik jete, janë një leje e Don Kryeministrit, të cilin ata nuk e lënë të ikë, sepse rregullat e Omerta-s, e dinë gjuhën e mospranimit.

14 maji me këtë hartë ngjarjesh, është së pari një betejë e domosdoshme për të mundësuar ekzistencën dhe zhvillimin e zgjedhjeve, ndarjen nga emërimet, përpjekje për të votuar dhe mos prekur vullnetin e qytetarëve. Agresiviteti i qeverisë-parti është në rritje, duke dëshmuar rrezikun serioz të fotokopjes elektorale, nga të njëjtët administratorë të proceseve të këtyre 10 viteve, ku pjesa më e madhe janë emra dosjesh hetimore. Tenderët me porosi e fitues të përcaktuar janë shtuar më shumë se trafiku i makinave në Tiranë, presioni ndaj administratës po bëhet dhunë e përditshme, hedhja në terren për blerjet e opozitarëve janë shënjestra të çdo ore. Gjoba ndaj bizneseve jo sevdallinj të PS, janë kërcënime të hapura thuajse çdo ditë. Paraja kriminale, e trafikut të drogave, korrupsionit, call-centerave, off-shoreve, është me prani të shtuar në qarkullim, me synim përfitimi me çdo kusht të mbajtjes së qyteteve të pushtuar nga organizata kriminale, pushtetmbajtëse nga vitit 2013-të.

Në një biznes shfaqet vëllai i Edi Ramës, në një tjetër baxhanaku, pak më tutje vajza zonjës së tij, diku matanë djali, më pas struktura vijon me lidhje të së shkuarës, rrethuese të këtij grupimi. Nuk mungon nxjerrja e kandidatëve teorikisht djathtas, të punësuar majtas, si skemë e vjetër në kohë të reja. Paratë për të mbuluar shpenzimet e përfitimet nuk kursehen. Organizata ka mjaftueshëm, për të vetët dhe kundërshtarët e sajuar.

Pyetja thelbësore me dukshmëri të madhe është:

A po konkurron mafia në zgjedhjet e 14 majit??!! Fakte, dëshmi, ndodhi, emra, qarkullime parash, lidhjet, mënyra se si po sillet, reagon e vepron pushteti, e kanë përgjigjen pohuese thuajse të panegociueshme.

Qasja e institucioneve nuk është aq e fortë, drejtpërdrejtë, sa realiteti kërkon. Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një intervistë për medien italiane ndër të tjera deklaroi se në 10 vitet e fundit ka një rritje të trafikut të kokainës në Shqipëri, si pasojë e lidhjeve të forta që organizatat kriminale shqiptare kanë vendosur me kartelet e drogës nga Ekuadori, Kolumbia, Peruja, Brazili dhe Meksika. Pyetjes nëse kemi mafia shqiptare, zoti Dumani duke marrë si model krahasues atë italiane, si Cosa Nostra, Ndrangheta, Camorra apo Sacra Corona Unita, shprehet se ne nuk gjendemi në këtë natyrë dhe përmasë. Megjithëse ka një shpërthim territorial, financiar, ekonomik, sërish kreu i Prokurorisë së Posaçme ndan mendimin se nuk kemi banda në dimensionet e mafia-s. Studiuesit e cilësojnë mafien si “organizatë pushteti”, duke vënë në dukje se ekzistenca e saj nuk varet nga të ardhurat e shumta nga veprimtaritë e saj ilegale, por nga bashkëpunëtorët që kanë, pozita në institucione të ndryshme shtetërore, sidomos politikanë.

Dosjet të Krimeve të Rënda dje, e të Prokurorisë së Posaçme sot, flasin qartësisht se po. Ne kemi mafia. Dhe ajo po konkurron në zgjedhje.

Kemi një organizatë kriminale, mafioze, si ajo e inceneratorëve, me një dëm 1 miliardë dollarë, ku ka ministra, sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ku është firmëtar edhe kryeministri, kur ka deputetë në qeli, disa zyrtarë të tjerë të arrestuar. Ato para janë përdorur nga zgjedhjet e 2017 e sërish nuk reshtin. Aty është kryebashkiaku Erion Veliaj, çuditërisht ende kandidat, por si pjesë e kësaj dosje. Gjendet diku, dikush urdhërues për moshetimin, e mosmarrjen e tij të pandehur, ashtu si faktet përcaktojnë të kundërtën. Janë sërish Veliaj dhe Rama të përmendur në dosjen e Ndranghetës, procedimin penal nr 17 të vitit 2020, ku Mafia e Ndrangheta-s, matanë detit, kërkonte dhe kishte ujdisur ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku lejet mundësohen nga Rama dhe Veliaj. Janë ministra e kryebashkiakë sërish garues me 14 maj, si Durrës, Krujë, Fier, Mallakastër, me dosje të rënda penale, vizitorë çdo javë në prokurori. Ndërtim, turizëm, industri e lehtë, lojëra fati, janë adresat e pastrimit ku paratë e organizatave kriminale gjejnë strehë. Natyrisht investitorë strategjikë ku bën pjesë bashkëshorti ministres Xhaçka, apo privatizimet e bazave detare në Sarandë e Shëngjin, ku sërish zonja ministre është duke dhënë hesape në SPAK, nuk janë tërësisht rastësi. Ministrat Tahiri, Koka, e deputeti Bllako në qeli, deputeti ish-zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj në prag arresti, ish-ministri Ilir Beqja e ish-ministri Damian Gjiknuri në hetime. Gjashtë kryebashkiakë konkurrues përsëritës për 14 majin me telashe të vjetra e të reja penale në botën e krimit, kanë mundur Ramën për të qenë aty ku ishin. Humbja e 120 milionë eurove në arbitrazh me Beketin, dosje të shumta në miliarda në radhë në këtë gjykatë, ku paguajnë qytetarët, padia e re e gjermanëve, për Portin e Durrësit, janë një faliment institucionesh përballë mafias. Të gjithë marrëzitë e mazhorancës kanë një përgjigje. Mafia po konkurron përsëri me 14 maj për të mos lëshuar pushtetin!!! Kush qëndron pranë, në prehër, në krah, në errësirë, apo portofol, është çirak i saj për llogari të saj…

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjunjëzimi i rrezikshëm i Macron përballë Kinës –

A po i kërkon Makron Europës një distancim nga SHBA-të pas vizitës së tij në Kinë? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

23:36 | 13/01/2026
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

22:44 | 13/01/2026
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

21:30 | 13/01/2026
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

21:24 | 13/01/2026
Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

21:02 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –
  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –
  • “Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –
  • Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –
  • Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com