GJKKO ka lënë në burg Gentian Çollakun nën akuzën se ka bërë thirrje për akte terroriste.
Çollaku bënte thirrjet terroriste kryesisht në rrjete sociale. Në Facebook, ai shprehej: “Shejk Ebu Bekr el-Baghdadi: Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se ne kemi ushtarë të cilët nuk flejnë.”
Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi nga SPAK në bashkëpunim me Antiterrorin.
Pas sigurimit të provave, SPAK i është drejtuar GJKKO-së me kërkesën për të dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Çollakun.
Ai akuzohet për veprën “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.