Nëntë persona mbetën të vrarë në një port në Ekuadorin verior afër kufirit me Kolumbinë.
Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha se sulmi u krye nga 30 persona të armatosur rëndë dhe të lidhur me bandat e krimit të organizuar.
Ai tha se agresorët mbërritën me dy varka dhe me automjete. Zapata tha se në port në kohën e të shtënave kishte rreth 1 500 dhe 2 000 njerëz.
Peshkatarët u vunë në shënjestër në shenjë hakmarrjeje, shtoi Zapata. Një nga taksitë e përdorur nga sulmuesit u gjet e braktisur në port dhe u sekuestrua nga policia, tha prokurori në një postim në Twitter.
Provinca e varfër Esmeraldas ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 3 marsi për shkak të niveleve të larta të krimit dhe dhunës.
Ekuadori ndodhet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, shumica e së cilës dërgohet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë nga portet e Ekuadorit.
Rrjedhimisht, Ekuadori ka parë një rritje kohët e fundit të dhunës dhe vrasjeve që lidhen me trafikun e drogës .
Shkalla e vrasjeve në Ekuador pothuajse u dyfishua nga 14 për 100 000 qytetarë në 2021 në 25 një vit më vonë.