Bastet, Bezhani akuzon: Paratë nuk do shkojnë për sportin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bastet, Bezhani akuzon: Paratë nuk do shkojnë për sportin –

20:38 | 11/04/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani gjatë një interviste për “Panorama TV” ka komentuar mbylljen e dikurshme të basteve pasi kryeministrit Edi Rama i doli situata nga duart.

Bezhani tha se kjo gjë po i shkaktonte probleme prandaj mori një vendim drastik për mbylljen e lojërave të fatit. Ndër të tjera ai shtoi se lojërat e fatit në Shqipëri janë mbi pushtetin dhe e kontrollojnë atë, duke shtuar se të ardhurat që ato gjenerojnë, janë më të larta edhe se të ardhurat e drogës.

“Kryeministri merr një vendim të menjëhershëm, me atë fundin e marrëzisë dhe ndërpret lojërat e fatit. Kur merr një vendim duhet ta mendosh mirë. Përveç të këqijave, edhe nga ana ekonomike solli shumë dëm. Janë me miliarda që humbisnin. Por duke parë traumën e madhe që kishte vërejtur kryeministri, kur tha që më kanë marrë edhe nga burgu dhe duhen mbyllur. Asnjëra nga këto nuk ishte arsyeja. I mbylli urgjentisht. Përveç se i mbylli, doli në Lushnjë dhe tha se 90 % e grave më kanë kërkuar t’i mbyll lojërat e fatit.

Bixhozi është një e ardhur që qëndron edhe mbi pushtetin. Unë kam punuar prej kohësh në lojërat e fatit dhe të ardhurat nga këto lojëra janë mbi drogën. Ato kontrollojnë edhe pushtetin. Arsyeja ishte se kryeministrit i doli nga dora kontrolli mbi bixhozin. Duke pasur probleme mori një vendim drastik për t’i mbyllur. Duke shkelur ligjin, duke shkelur çdo gjë, çdo aspekt që e nxit lojtarin, e nxit krimin, ai lojtar prap tek ajo marrëzi do të shkojë. Nëse ajo ishte tragjedi për familjet, atëherë ky të gjejë një mundësi”, u shpreh fillimisht Bezhani.

“E mbylli se i doli situata nga dora, nuk ishin më njerëzit e tij që e drejtonin. Tha atëherë që pati shumë probleme në gjithçka. Për t’i hapur, nëse i mbylli atëherë me marrëzinë që bëri, të paktën për t’i hapur t’i hapi normal, të gjejë një mënyrë duke u konsultuar.

Ky i bëri dëm Shqipërisë, jo ta ndihmojë. E para të thotë çfarë u bë me 90% të grave. Tha atëherë që do të ishin të lumtura. Sot ia bërë lanet, dole e i the që i hape e ia more burrat. Nuk ka qenë kjo arsyeja që u mbyll, të dalë të thotë ka qenë 1, 2, 3, 4, 5, iku. Tani të gjejë një mundësi që të bëhet sa më praktike dhe e thjeshtë për lojtarin dhe të mos marrë në qafë familjet. Nëse kishte një ligj atëherë që ishte shumë i mirë, nuk lejohej nën 18 vjeç, tani do luajë edhe 13 vjeç e 15. Tani të gjithë mund të luajnë.

A rrezikon të dalë jashtë kontrollit? 100%, nuk ka si e mban në kontroll. Si ta manaxhojmë kur në emër të një personi online futen 50 të tjerë. ky e afroi, po e shton të zezën. Do ta bëjë online, Por ta bëjë një pjesë në sallë e një pjesë te online për ta bërë më thjeshtë. Po të huajt si do luajnë? Do derdhin në bankë apo do marrin kartë? Po Laçi, Kavaja, këto, mos do shkojnë në bankë.

Bixhoz kush luajnë, luajnë kategoria e dytë, e tretë e njerëzve. Kjo kategori mendojnë se sesbën do të derdhin lekë në bankë. Jo, se ata lekun e kanë në të zezë. Ndaj 100% rrit informalitetin.

Asnjë person tjetër nuk e kërkoi por doli një person në emër të sportit dhe mblodhi 5 sportistë titullar, që në rastin tonë janë fatkeq. Ju mendoni se nuk kanë pasur lojëra fati? I kanë pasur njerëzit e tyre. Edhe në të zezë. Mos mendoni se e nuk e di qeveria, ata e dinë shumë mirë se kush luan. Se  se si arrestuan masën dhe i nxorën brenda ditës dhe e dinë shumë mirë kush e menaxhon edhe në të zezë. Shqipëria dihet se është e vogël, e dinë ata se kush i kontrollon këto gjëra. Sot kanë ndryshuar mënyrat, nga një dorë, në tjetrën.

Kanë nxjerrë një ligj që thotë që të ketë eksperiencë tre vite në Europë,. Mos ke vënë pikë kujt t’ia japësh apo të huaj që të vijnë.

A janë të piketuar ata që do marrin licencën? 100%. Nuk e kuptoj pse kërkon të huajt, edhe ai që ka dalë nga sporti ka eksperiencë, se ka pasur kompani bastesh. I ke të gjithë specialistët. Për çfarë i do këto, do vijnë të huaj, do marrë lekë shqiptare dhe do i çojnë në Zvicër. Siç ka bërë më parë, austriaku merrte paratë dhe i çonte në Austri, në vend që të mbeteshin kështu. Ne kemi ekspertë në Shqipëri, nëse janë 10, nuk mendoj se duhen hapur 10.

Gabimet që u bënë është se nuk kemi shtet, duhet të ishim të përgatitur. Mos hapni 1000 pika bastesh, ligji nuk lejonte të hapej lojëra fati të hapeshin pranë institucioneve fetare, shkollës, duhej distancë me njëra-tjerrën. Atëherë zbato ligjin dhe nuk ka pse të krijosh artifica kot.

Unë kam qenë drejtor i sekuestros së lojërave të fatit. Duhet një vendim i Këshillit të Ministrave. Është projekt, por është i çalë. Del sot një x person dhe flet në emër të sportit e thotë po e hapim në emër të sporti. Ky buf nuk ka nevojë të bëjë justifikime të tilla, nuk është vetëm sporti. Kryeministri ka thënë edhe për kulturën e artin, pse nuk dalin këta? Pra shteti ka nxjerr një levë, të bëjë propagandë, edhe 15 sportistë, që të bëhen marsh i qeverisë.

Unë kam vërejtje për këtë shifrën 18 milionë. Ka qenë 50, pse doli kështu? Nga e nxori 18? Viti i keq ka qenë nga 50 në 55. Ku u bazuan te kjo 18 milionë, nuk e kuptoj si e kanë bërë një gjë të tillë. Pastaj duhet të caktosh sa përqind ka sporti, kultura, rinia dhe i ke të ndara nesër-pasnesër dhe je i qartë e nuk ke nevojë pse të bësh propagandë. Shteti e ka të menduar. Ku është e keqja e kësaj, se ky bufi del e thotë që do e marrë sporti. Po në atë panel të jetë me zevendësministra të Ministrive të tjerë, Ministri i Financave, 5 ministra brenda, nuk do marrë lekë sporti. Mendoni se do marrë lekë sporti, nuk do e marrin kurrë. 100% janë të shtetit dhe do rrinë te shteti.

Unë isha në institucion dhe u thosha ju takon 0,4%, nuk vinin ta merrnin. Normalisht nuk e kanë qëllimin te sporti, nuk kanë mendimin për të ndihmuar sportin dhe botëkuptimin për të. Duke mos i pasur, si mund t’i japin sportit? Nuk kanë menduar për sportin e vlerësuar atë. Edhe sot po bëjnë sikur po bëjnë diçka, por problemi është për çfarë po e përdorin, as këtë nuk e përdorin për sportin. Është mënyrë e ndryshme për të përfituar, së shpejti do e mësoni nga do shkojnë paratë. Të gjitha proceset do ndiqen zyrtarisht, duhet të përdorën për sportin. Ai ka marrë paratë, i ka furnizuar me tuta e bën një manifestim. Nuk është ky sporti, kur një nga notaret më të mira e ke pa bursë e asgjë. KOKSH nuk mund të bëjë funksionin e shkollës. Këto kalojnë lekët me grant, pa i kaluar në thesar. Do i dalë era dhe do shkojë drejtësia në vendin e vet.

Nuk është hera e parë që kryeministri thotë që ka në të zezë, e ka thënë edhe të futbolli që do ndalohet se ka të tillë. Nëse del kryeministri e thotë ka në të zezë, çfarë pret nga ne? Nga kush e pret të ikë kjo në të zezë, nëse e pret nga ne, bravo i qoftë se paska kulturë tjetër. Si ka mundësi që e deklaron dhe nuk merr masa, pse e le? Ato të arrestuarit, po t’i fusje brenda, e nxirrje kush ishte koka dhe të tjerëve nuk do ia mbante”, tha ndër të tjera Bezhani./Panorama/

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Unë kam një model tjetër –

Unë kam një model tjetër -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –

Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –

11:30 | 10/01/2026
Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –

Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –

11:16 | 10/01/2026
Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –

Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –

11:00 | 10/01/2026
I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

Shteti punon për klientët, jo qytetarët –

10:46 | 10/01/2026
Përmbytjet në Durrës/ 848 banorë të evakuuar, mijëra hektarë nën ujë –

Përmbytjet në Durrës/ 848 banorë të evakuuar, mijëra hektarë nën ujë –

10:30 | 10/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –
  • Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –
  • Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –
  • Shteti punon për klientët, jo qytetarët –
  • Përmbytjet në Durrës/ 848 banorë të evakuuar, mijëra hektarë nën ujë –
  • Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –
  • Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com