Absurde në Përmet, tenderi për konviktin më i ulët se për çerdhen – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Absurde në Përmet, tenderi për konviktin më i ulët se për çerdhen –

15:44 | 09/04/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Abuzimet me fondet publike duket se nuk kanë të ndaluar nga bashkitë në prag të zgjedhjeve lokale. Një rast i tillë është ai i një tenderi zhvilluar nga Bashkia e Përmetit në shkurtë këtij viti. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje ushqimesh për kopshtin, çerdhen dhe Konviktin në bashkinë Përmet për vitin 2023”.

Tenderi kishte fond limit 53 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Pas zhvillimit të tenderit dhe kryerjes së të gjitha procedurave, bashkia Përmet ka shpallur fitues një kompani, Gerti 1987 shpk. Tenderi është dhënë me vlerën e fondit limit, pra 53 milionë lekë Pa TVSH apo rreth 60 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por shpallja e fituesit me vlerën e fondit limit, duket se nuk është e vetmja shkelje e kryer nga bashkia Përmet, drejtuar nga Alma Hoxha.

Syri Televizion, kërkoi informacion zyrtar në lidhje me numrin e çerdheve dhe kopshteve me ushqim, që janë nën juridiksionin e kësaj bashkie. Sipas përgjigjes së Bashkisë Përmet, janë 8 çerdhe dhe kopshte, nga të cilat vetëm një çerdhe është me ushqim. Në këtë çerdhe janë gjithsej 32 fëmijë, që sipas bashkisë Përmet, paguajnë një tarifë ditore prej 230 lekësh, apo gati dyfish më shumë se tarifa që paguajnë prindërit që kanë fëmijët në çerdhet publike në Tiranë. Por, përtej kësaj, Syri Tv e ka pyetur bashkinë edhe sesa është kostoja vjetore e ushqimit në këtë çerdhe.

Sipas bashkisë, kostoja vjetore e ushqimit për çerdhen është vetëm 26 milionë lekë të vjetra, ose gati sa gjysma e fondit prej 53 milionë lekësh, që bashkia Përmet ka dhënë për ushqimin e çerdhes për vitin 2023. Nisur nga këto të dhëna, mbetet në dorën e organeve përkatëse të verifikojnë nëse tenderi është abuziv dhe të shpjegojnë për taksapaguesit, se pse është dhënë dyfishi i shumës së parave që nevojiten për të blerë ushqimin vjetor të 32 fëmijëve të çerdhes publike në Përmet.

Por veç kësaj, ajo që ngre dyshime mbi këtë tender, është blerja e ushqimit për konviktin e shkollës së mesme. Burime bëjnë me dije se në konvikt nuk ka nxënës, e megjithatë ai është përfshirë në tenderin për blerjen e ushqimit.

Syri televizion i kërkoi informacion bashkisë Përmet në lidhje me numrin e nxënësve në Konvikt dhe koston vjetore të ushqimit të tyre. Por ndryshe nga hera e parë, ku Bashkia ktheu përgjigje për Çerdhen, për Konviktin ka më shumë se një muaj që nuk e ka bërë një gjë të tillë. Syri Tv ende nuk e ka konfirmuar plotësisht mungesën e nxënësve në Konvikt, por fakti që bashkia refuzon të përgjigjet, si dhe diferenca e shumës së mbetur në tender për blerjen e ushqimit për nxënësit e Konviktit, që është më pak se ajo e çerdhes, ngre dyshime të arsyeshme se në këtë tender po abuzohet. I vetmi fakt është që në strukturën e punës së këtij Konvikti, janë 7 punonjës.

Ndaj, mbetet për t`u verifikuar nëse edhe në Konviktin e Përmetit, situata është si ajo në Vaun e Dejës, ku nxënës nuk ka, por tenderat për ushqim dhe strukturat me punonjës vijojnë të paguhen me taksat e qytetarëve./Syri.net/

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Po më dole nga zemra… –

Po më dole nga zemra... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 46-vjeçarja –

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 46-vjeçarja –

11:19 | 05/01/2026
2026 nis “zjarr” për kuqezinjtë! Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston, Gjimshiti zgjidhet lojtari i ndeshjes –

2026 nis “zjarr” për kuqezinjtë! Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston, Gjimshiti zgjidhet lojtari i ndeshjes –

10:57 | 05/01/2026
Rama do ketë fatin e Maduros, edhe shqiptarët do të kenë një diktator më pak –

Rama do ketë fatin e Maduros, edhe shqiptarët do të kenë një diktator më pak –

10:41 | 05/01/2026
Erë e fortë dhe stuhi në Adriatik, ndryshojnë lundrimet e trageteve Durrës–Bari –

Erë e fortë dhe stuhi në Adriatik, ndryshojnë lundrimet e trageteve Durrës–Bari –

10:07 | 05/01/2026
Nëse kjo gjë ndodh, ne do të… –

Nëse kjo gjë ndodh, ne do të… –

09:59 | 05/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 46-vjeçarja –
  • 2026 nis “zjarr” për kuqezinjtë! Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston, Gjimshiti zgjidhet lojtari i ndeshjes –
  • Rama do ketë fatin e Maduros, edhe shqiptarët do të kenë një diktator më pak –
  • Erë e fortë dhe stuhi në Adriatik, ndryshojnë lundrimet e trageteve Durrës–Bari –
  • Nëse kjo gjë ndodh, ne do të… –
  • Vedat Muriqi me tuta si të Maduros, Nike shet gjithë modelin brenda pak orësh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 46-vjeçarja –
  • 2026 nis “zjarr” për kuqezinjtë! Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston, Gjimshiti zgjidhet lojtari i ndeshjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com