Blinken paralajmëron për një sulm kinez – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken paralajmëron për një sulm kinez –

14:58 | 09/04/2023
në Uncategorized
0

Të shtunën Kina filloi manovrat ushtarake pranë Tajvanit në kohën e rritjes së tensioneve pranë ishullit. Manovrat treditore janë një “paralajmërim” ndaj “forcave separatiste” në Tajvan bëri të ditur ushtria kineze të shtunën. Ato pasojnë menjëherë pas vizitës së presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-ven në SHBA. Tsai e akuzoi Pekinin për “ekspansionizëm autoritar”. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit bëri fjalë për një rrezikim “serioz” të sigurisë rajonale.

Nëse Kina sulmon ushtarakisht Tajvanin, kjo do të kishte pasoja globale, ka paralajmëruar edhe Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Blinkeni ka thënë për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe, se kjo mund të çojë në një krizë ekonomike globale. Tajvani ka një rol kyç në tregtinë globale. “Çdo ditë kalojnë me anije rreth 50% e tregtisë botërore në rrugën detare të Tajvanit. Të paktën 70% e gjysmëpërçuesve prodhohen në Tajvan”, ka thënë Blinken.

Kina nuk e pranon më status-quonë, paqen prej vitesh dhe stabilitetin që ka sjellë ai në rajon. Qeveria në Pekin ka rritur presionin ndaj Tajvanit dhe “nxjerr në pah fuqinë ushtarake”, theksoi Blinken.

Ndihmë e mëtejshme amerikane

Kryediplomati amerikan ka premtuar ndihmë të mëtejshme me armë nga SHBA për republikën e vogël demokratike të ishullit. Në të njëjtën kohë ai ka kërkuar nga qeveria e Pekinit një zgjidhje të konfliktit me marrëveshje. “Duke iu referuar marrëdhënies me Kinën ne kemi qëndrimin që të gjitha dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore.” Blinken theksoi, se SHBA i mbetet politikës “Një Kinë”.

Në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentes së Tajvanit, Tsai-Ing-ven në SHBA, Kina vendosi sanksione kundër organizatorëve të aktiviteteve me presidenten tajvaneze, Tsai. Sipas Ministrisë së Jashtme në Pekin, edhe Biblioteka Presidenciale, Ronald Reagan ndëshkohet me sanksione, sepse aty u zhvillua një takim i Tsait me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Sanksione u vendosën edhe kundër Institutit Hudson, që e vlerësoi me medalje presidenten e Tajvanit.

Qeveria komuniste kineze e shikon Republikën e Tajvanit si pjesë të Republikës Popullore të Kinës të krijuar në vitin 1949, megjithëse Tajvani asnjëherë nuk ka qenë pjesë e saj. Tajvani me 23 milionë banorë e shikon veten si vend të pavarur./DW

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Planifikuan vrasjen e Makron, 12 persona dalin para gjyqit

Evropa nuk do ndjekë SHBA-në dhe Kinën për... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bournemouth frikëson Arsenal, fitore e diskutuar deri në sekondën e fundit –

21:47 | 03/01/2026
Lecce e Ramadanit i merr pikën Juventusit në shtëpi, një gabim i Cambiaso kushtoi shtrenjtë –

21:41 | 03/01/2026
Nuk do të bëhemi koloni –

Nuk do të bëhemi koloni –

20:41 | 03/01/2026
Dy të plagosur nga një aksident në aksin rrugor Fier–Libofshë –

20:31 | 03/01/2026
Radhë kilometrike dhe probleme në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas –

19:43 | 03/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Bournemouth frikëson Arsenal, fitore e diskutuar deri në sekondën e fundit –
  • Lecce e Ramadanit i merr pikën Juventusit në shtëpi, një gabim i Cambiaso kushtoi shtrenjtë –
  • Nuk do të bëhemi koloni –
  • Dy të plagosur nga një aksident në aksin rrugor Fier–Libofshë –
  • Radhë kilometrike dhe probleme në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas –
  • Automjet “Audi” përplas këmbësorin në vijat e bardha në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bournemouth frikëson Arsenal, fitore e diskutuar deri në sekondën e fundit –
  • Lecce e Ramadanit i merr pikën Juventusit në shtëpi, një gabim i Cambiaso kushtoi shtrenjtë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com